'Washington Post':Protestuesit shqiptarë përplasen me policinë

Hënë, 18 May 2020 09:45

Jehona e ngjarjeve të sotme në Tiranë, ku në orët e para të mëngjesit, qeveria arriti të shembë Teatrin Kombëtar, ka kaluar edhe oqeanin.

Media prestigjoze amerikane, "Washington Post" i ka dedikuar një artikull nën titullin "Protestuesit shqiptarë përplasen me policinë për teatrin".

“Policia largoi nga ndërtesa një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës mëngjesin e së dielës përpara se makineri të rënda të nisnin shembjen e saj.

Vendimi i qeverisë për shkatërrimin e Teatrit të vjetër Kombëtar, të ndërtuar nga italianët kur ata pushtuan Shqipërinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, u kundërshtua nga artistë dhe të tjerë që kërkonin rinovimin e tij.

Një politikan i opozitës tha se 30 persona, përfshirë një gazetar, u arrestuan nga policia. Autoritetet nuk kanë komentuar mbi këtë raport.

Ajo shkruan më tej se "pamjet televizive treguan Monika Kryemadhi, drejtuese e një partie opozitare dhe bashkëshorte e presidentit të vendit, duke u futur në një makinë të policisë. Pozita e presidentit në Shqipëri është më së shumti një post ceremonial.

Kreu Partisë Demokratike dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha, i bëri thirrje qytetarëve të rrëzonin qeverinë për shkatërrimin e teatrit.

Kujtojmë se, pas gati tre vitesh protestë dhe rezistencë për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga artistët, intelektualët dhe shoqëria civile, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nisur dhe shembja e kësaj godine”, shkruan The Washington Post.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...