Kukulla Besa gjeti ”gabimin” te opozita dhe iku turravrap

Saturday, 13 June 2020 09:23

Nga Nora Malaj
Sot maturantën protestuan para Ministrisë së Arsimit! Protestuan për provimet e maturës shtetërore, në lenden e gjuhës dhe të letërsisë. Protesta sot ishte një shuplakë e fortë për të gjithë kete çorovole që Ministria e Arsimit ka kohë që po e gatuan. Asnjëherë, në asnjë kohë provimi i letersisë nuk ka qenë kaq i kontensuar sesa këtë herë, në këtë maturë shtetërore. Dhe nxënësit kanë te drejtë. E drejta e tyre për të protestuar buron nga fakti që titullja e ministrisë jam e bindur që nuk e di që kjo kurrikul është ne vitin e saj të dytë dhe ende mësuesit nuk e kanë berë të tyre lendën që ua japin maturantëve.

Zonja ministresh që drejton ministrinë ende nuk e di që kjo kurrikul mbarekombetare është ende nje dokumet që nuk ka as firmën e saj dhe as të paraardhsese, pasi dy vite me parë ndonëse ishte ne fazë pilotimi u hodh si kurrikul ne te gjithe sistemin , po ende i pa testuar plotësisht dhe që mbart një mijë e një probleme. Maturantët protestuan se ata u ndjenë te keqperdorur, pasi teza ishte ndërtuar me pyetje që prodhonin subjektivizëm dhe që ishte e pamundur të japin përgjigje shteruese dhe te sakta ne zgjedhje me alternativë. Kjo i penalizon ata dhe e benë me të veshtirë vlerësimin objektivë të ketij provimi.

Maturantët besuan te ministria dhe u zhgënjyen për standartin e tezës dhe cilësinë e saj , kur kjo maturë ishte si gjysma gjeli, nën tërmetin e pandeminë dhe vepra e Lasgushit “Ylli i zemrës” është shkalla më e lartę e veshtiresisë, pasi njohja me vepren është ne vitin e dytë të hyrjes së saj, në kurrikulën parauniversitare dhe ne kushtet e Pantemisë shfrytëzimi i bibliotekave ishte e pamundur, e si e tille vepra mbetej e palexuar dhe e panjohur nga nxenesit dhe kjo është paaftësi nga ana e ministrisë për të kuptuar realitetin ku jetojmë dhe mekanizmi sesi punon Ministria e Arsimit. Maturantët u revoltuan me të drejtë, pasi ishin të qartë që 7 muaj nuk kishin berë mesim dhe besuan që politikberësit e ministrisë nuk do të talleshin me padijen e tyre per t’i “kryqëzuar” edhe pse materialet ishin pjesë e programit, po jo të realizuar. Matura nuk është qëllim ne vetvete, po është provimi i formimit , ku nxenesi nuk garon po ka dëshire dhe aftësi të tregoj sa di, si di dhe sa kulturë dhe dije të qendrueshme ka marr nga programi shkollorë. Maturantët me të drejtë protestuan, pasi ata nę revoltën e tyre kërkesat i kanë të qarta , jo programi orjentues të ishte pjesë e pyetjeve por programi që ata kanë realizuar gjatë kësaj periudhe pandemie duhet të ishte pjesë e fondit të pyetjeve.

Maturantët dhe bashkë me ta dhe prinderit e mësuesit janë të shqetësuar, çfarë do të behet me ta? Qartësisht ministria dhe Komiteti i Maturës Shteterore duhet të përgjigjet me zgjidhjen e problemit te tyre. E kam thene qe ne krye te herës , kjo Pantemi tregoi se ku ka mbrritur arsimi sot. Asgjë nuk do t’i kishte kushtuar Komitetit të Maturës Shteterore për të marr vendimin që ketë vit të mos i realizonte provimet e maturës, pasi dihet që Matura tashmë është dalëse dhe ashtu si ministritë e vendeve simotrat nëper rajon dhe botë, t’i vlerësonte maturantët me noten mesatare të tre viteve duke respektuar edhe situatën e jashtëzakonshme të Pantemisë, të mbrojtjes se jetës te maturantëve.

Komiteti i Maturës Shtetërore si organi pergjegjes per kete provim shtetërorë, duhet të merrte pergjegjesisë dhe pertej organizimit të standartit të provimit, që kete vit ishte në nje qasje teresisht ndryshe dhe testin dhe modelin e testimet me alternativa , qe ishte per herë të parë në kete provim kombëtarë, duhet ta kishte orientuar , qartë , saktë dhe me nivel mesatarë, jo qëllim për të ndërtuar pyetje të vështira, me pergjigje alternative subjektive. E di sa i rëndësishëm dhe sa shumë përgjegjësi kërkon provimi i maturës. Do mirësi, profesionalizëm dhe dashuri per t’u berë dhe nuk është qëllim për të kapur dhe penalizuar nxenesit e mësuesit. Tek memet e nxënësve “Çfarë bëri Turi, se na iki truri!” është shuplaka me e madhe që i maturantët ia drejtojnë sistemi të sotëm arsimor. Dhe të mos harrojmë që ata janë të traumatizuar , të pambrojtur, të çorientuar, të paqartë dhe të stresuar pas karantimit që kaluan.

E tani detyra e Komitetit të Maturës Shtetërore është të veprojë, të analizojë situatën, të dëgjoj maturantët e mos të penalizoj askënd prej tyre, po të kuptoj realitetin dhe t’u japi shancin të gjithë nxenesve që sot protestuan për dijen dhe në mbrojtje të saj! Jo penaliz, po vleresim, trasparencë dhe zbatim të standarit dhe cilësisë, pa subjektivizëm! Maturantën sot i bënë radiografinë arsimit shqiptarë. Fatkeqesisht Arsimi është prekur nga Covid-19! Duhet intubuar që të shpëtojmë arsimin dhe të mbrojmë të rinjtë tanë !Këtë tregoi protesta sot! Këtë ua kemi borxh maturantëve tane të mencur dhe të dlirë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...