New York Times:Si u zhveshën shpresat e SHBA për zgjidhje përfundimtare

E Enjte, 25 June 2020 14:37

 

Presidenti Hashim Thaçi, i cili ishte planifikuar të vizitonte Shtëpinë e Bardhë të shtunën, përballet me dhjetë akuza për krime lufte, të ngritura nga prokurorët e një gjykate speciale në Holandë

Nga Patrick Kingsley dhe Gerry Mullany, NEW YORK TIMES

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një udhëheqës gueril gjatë luftës së Kosovës për pavarësi nga Serbia në vitet ’90, u padit për dhjetë akuza për krime lufte të mërkurën nga një gjykatë speciale në Holandë. Prokurorët e akuzuan atë dhe ish-luftëtarët e tjerë si ‘përgjegjës penalisht për afro 100 vrasje’.

Akuzat, të pritshme për një kohë të gjatë, nuk janë pranuar akoma nga gjykatësit, por koha kur erdhën shkaktoi një shok, si në Ballkan, ashtu edhe në Uashington. Zoti Thaçi do të takohej të shtunën në Shtëpinë e Bardhë me homologun e tij serb, presidentin Aleksandar Vuciç, për të vazhduar një dialog serbë-kosovar, të ndërmjetësuar nga zyrtarë amerikanë.

Zoti Thaçi, 52 vjeç, nuk do të marrë pjesë në takim, duke zhveshur shpresat amerikane se negociatat mund të çojnë në një zgjidhje përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës. Kosova fitoi autonominë në vitin 1999, ndihmuar nga një fushatë bombardimesh e NATO-s, por Serbia nuk e ka njohur sovranitetin e Kosovës dhe negociatat për të arritur një marrëveshje përfundimtare të paqes kanë ngecur që nga viti 2018. SHBA janë një nga afro 100 vendet që njohin pavarësinë e Kosovës.

“Kjo ndikon në Kosovë në të gjitha mënyrat e mundshme,” tha Agron Bajrami, kreu i grupit mediatik KOHA, konglomerati më i madh në Kosovë. “Ndikon në procesin e dialogut, në të cilin presidenti ishte bashkëbiseduesi kryesor për Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara, dhe do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në skenën politike në Kosovë”.
Megjithëse shumica e më shumë se 13 mijë viktimave në Luftën e Kosovës ishin shqiptarë, të vrarë nga trupat serbe, më shumë se 2 mijë ishin serbë, romë dhe shqiptarë-kosovarë të vrarë kryesisht nga bombat e NATO-s dhe grupet guerile si Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sipas shifrave nga Qendra për të Drejtat Humanitare, një grup për të drejtat e njeriut me zyra në Serbi dhe Kosovë.

Për të hetuar krimet e mundshme të luftës, të kryera nga këto grupe guerile, parlamenti kosovar themeloi një sistem të veçantë gjyqësor në vitin 2015, me juristë të huaj dhe qendër në Holandë për të lejuar zyrtarët të punojnë në mënyrë më të pavarur.

Megjithëse hetuesit më parë kishin thirrur një kryeministër kosovar në detyrë për të dhënë prova në Hagë, zoti Thaçi dhe të pandehurit e tij janë ndër të parët që u paditën nga prokurorët.

Prokurorët e akuzuan zotin Thaçi, Kadri Veselin, një ish-kryespiun dhe disa të pandehur pa emër për krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasjen, zhdukjen me forcë të personave, përndjekjen dhe torturat.

“Nëse akt-akuza konfirmohet, do të ishte e paprecedent,” thotë Vigan Qorrolli, një profesor i drejtësisë në Universitetin e Prishtinës, në kryeqytetin e Kosovës. “Disa njerëz menduan se ata do të shkonin te peshqit e vegjël, por ata nisën me peshqit e mëdhenj”.

Thaçi e nisi jetën e tij publike si drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por u kthye në politikën civile pasi mbaroi lufta duke shërbyer si kryeministër dhe ministër i jashtëm. Që nga viti 2016, ai ka qenë presidenti kryesisht ceremonial i Kosovës.

Thaçi mbetet një nga shtyllat e jetës politike kosovare, i vlerësuar si hero lufte nga disa, ndërsa të tjerët e akuzojnë si mishërim i klasës së çuditshme politike që ka sunduar Kosovën që nga pavarësia e saj nga Serbia.

Një raport i vitit 2008, i përpiluar nga oficerët gjermanë të inteligjencës, e akuzon atë për korrupsion të shfrenuar. ‘Njerëzit e identifikojnë atë me gjithçka që shkoi keq pas pavarësisë,’ thotë zoti Bajrami.

Megjithatë, Joseph R. Biden, kandidati i demokratëve për president, e përshkroi dikur zotin Thaçi si ‘Xhorxh Uashingtonin e Kosovës’.

Më herët gjatë këtij viti, Thaçi ndihmoi në projektimin e rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit, një kryeministri reformator dhe aktivisti politik prej kohësh, i cili kishte premtuar se do të pastronte sistemin gjyqësor të Kosovës, dhe të cilin shumë të rinj kosovarë e konsideronin si një ndërprerje të domosdoshme nga ish-udhëheqësit e kohës së luftës si zoti Thaçi.

Kritikat ndaj zotit Thaçi u përshkallëzuan pas mbështetjes së tij për një shkëmbim tokash me Serbinë, përfshi diskutimin e kësaj në një intervistë në vitin 2018 me New York Times. Thaçi tha se ai shpresonte se kjo lëvizje do të ndihmonte në bindjen e Serbisë për të njohur pavarësinë e Kosovës. Thaçi tani e mohon se ka diskutuar për një shkëmbim të tillë tokash me zyrtarët serbë, por pretendimi mbetet thelbësor në ligjërimin politik kosovar.

Prokurorët e gjykatës speciale thanë se u detyruan të shpallin akt-akuzën e tyre të mërkurën për shkak të veprimeve të bëra nga zoti Thaçi dhe Veseli, për të minuar punën e tyre, duke i akuzuar ata për një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin që krijoi gjykatën.

Një zëdhënës i prokurorëve nuk pranoi të komentonte. Edhe një zëdhënës i zotit Thaçi nuk pranoi të komentonte gjithashtu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...