Martin Henze, këshilltari politik gjerman në partinë e Angela Merkel, CDU, ka komentuar reagimet e liderëve të politikës shqiptare lidhur me thirrjen nga Gjykata Speciale të Presidentit të Kosvës, Hashim Thaçi dhe ish-kreut të Kuvendit, Kadri Veseli.
Në një postim në Twitter Henze shkruan se Presidenti Ilir Meta dhe lideri i opozitës Basha janë të besuesëm në ato që thonë, ndërsa Rama ka bërë pakt me armikun e shqiptarëve, Vuçiçin, ndaj ato sot derdh lot krokodili për Thaçin e Veselin.
“Presidenti Meta dhe lideri i opozitës Basha, siç e shohim ne evropianët, janë të besueshëm. Rama ka bërë një pakt me armikun e shqiptarëve, Vuçiç, ai do të tregojë sot lotët e një krokodili, por ai vepron ndryshe”,- shkruan Henze në postimin e tij.