Ndryshimet në Kod/Meta:Mirënjohje intelektualëve kudo ndodhen që nuk heshtin, demokracia sot është në rrezik më shumë se asnjëherë

Tuesday, 06 October 2020 20:44

 

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një analizë të ish-drejtorit të VOA-s, Frank Shkreli që shpreh shqetësimin dhe kritikon miratimin e djeshëm nga Kuvendi të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor.

Meta shpreh mirënjohjen për çdo intelektual shqiptar kudo ndodhet nëpër botë, që nuk hesht por vijon të kontribuojë.

 

Sipas tij, sot demokracia është në rrezik më shumë se asnjëherë. Por ai garanton se në fund demokracia dhe sovrani do triumfojë.

STATUSI NGA ILIR META

 

Mirënjohje intelektualëve tanë në SHBA, Europë, Kanada, Australi dhe kudo ndodhen, të cilët ndjekin me shqetësim zhvillimet regresive në vendin tonë dhe që nuk heshtin por vijojnë të japin kontributin e tyre për shpëtimin e demokracisë që sot është në rrezik më shumë se asnjëherë!

Demokracia dhe Sovrani do Triumfojnë

Modifikuar më Tuesday, 06 October 2020 20:48
Login to post comments