Turpi në radhët e të paturpshmëve

Tuesday, 06 October 2020 15:07

 

Nga Frank Shkreli (Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë)

“Për 30-vjet , se në Shqipëri nuk ka pasur, nuk ka dhe siç duket as vitin që vjen nuk do të ketë, zgjedhje të lira, me standarde ndërkombëtare, e si rrjedhim nuk ka, as nuk do të ketë, as demokraci të mirëfilltë në atë vend…”
“Në qoftë se ndërkombëtarët nuk mund të ndihmojnë gjendjen, atëherë do i këshilloja që të paktën mos ta ndërlikojnë edhe më keq se ç’është, me deklaratat e tyre ose gjysmë deklarata, të cilat nuk pasqyrojnë realitetin e gjendjes në Shqipëri! Më mirë heshtni fare!…”
Ja dhe turpi i radhës në Shqipëri. Ndodhi prapë “Turpi në radhët e të paturpshëmve”. (Në të vërtetë ky është titulli i një libri anglisht (Shame among the shameless) që jam duke lexuar tani e që mund të jetë subjekt i një shkrimi tjetër më vonë, libër që ka të bëjë me krimet e komunizmit në Shqipëri), por titulli është aq i përshtatshëm edhe për situatën aktuale politike në lidhje me miratimin e ndryshimeve të Kodit Zgjedhor në parlamentin shqiptar. Se, ai turpi i qershorit të vitit të kaluar nuk mjaftonte, as për politikanët shqiptarë as për ndërkombëtarët, siç duket. Ka të ngjarë që qershorin e vitit të kaluar, nuk e kishte marrë vesh e gjithë bota se si, në të vërtetë, organizohen dhe si mbahen zgjedhjet në Shqipëri.

 

Por, ja do shikoni tani se si, me ligjin e ri, do të mbahen zgjedhjet e vitit që vjen në atë vend. Sot, Kuvendi i Shqipërisë me shumicë socialiste miratoi, njëanshëm, ndryshimet e Kodit Zgjedhor për listat dhe koalicionet zgjedhore, ndërsa opozita jashtë parlamentit e quajti këtë një akt antikushtetues, që shkatërroi marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë që “opozita” brenda parlamentit i dha shumicën e votave mocionit të shumicës socialiste. Nëqoftëse jeni të konfuzuar, prisni se nuk kini parë gjë ende.

“Zgjedhjet e 30-qershorit: Një poshtërsi për qeverinë shqiptare, një dështim për opozitën, një turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar! Se, ai turpi i qershorit të vitit të kaluar nuk mjaftonte, as për politikanët shqiptarë as për ndërkombëtarët, siç duket. Ka të ngjarë që qershorin e vitit të kaluar, nuk e kishte marrë vesh e gjithë bota se si, në të vërtetë, organizohen dhe si mbahen zgjedhjet në Shqipëri…”
Shoh se po bëhen komente dhe po shfaqen reagime mbi miratimin e këtij ligji në parlamentin shqiptar, nga burime të brendshme dhe të jashtme. Unë nuk kam ndonjë reagim të ri, pasi nuk ka asgjë të re për të thënë, për diçka që jemi mësuar tanimë për 30-vjet , se në Shqipëri nuk ka pasur, nuk ka dhe siç duket as vitin që vjen nuk do të ketë, zgjedhje të lira, me standarde ndërkombëtare, e si rrjedhim nuk ka, as nuk do të ketë, as demokraci të mirëfilltë në atë vend.

Por, po i ofroj lexuesëve, atyre që nuk i kanë lexuar fillimisht, reagimet e mia pas zgjedhjeve vendore të qershorit të vitit 2019 në shkrimin i cili, kryesisht, përmbledh pak a shumë ndjenjat e mia edhe në lidhje me zhvillimet e sotme në parlamentin shqiptar. Titulli i shkrimit ishte: Zgjedhjet e 30-qershorit: Një poshtërsi për qeverinë shqiptare, një dështim për opozitën, një turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar!

Natyrisht, se disa të dhëna pasqyrojnë zhvillimet me rastin e zgjedhjeve vendore të vitit 2019 dhe janë jashtë afatit, por parimet dhe përfundimi janë të njëjtë: Shqipëria nuk ka marrëveshje të gjitha forcave politike për “rregullat e lojës”, për të mbajtur zgjedhje të lira të drejta dhe gjithpërfshirëse dhe as të ndershme. Është vështirë të flitet për nder dhe ndershmëri, kur kemi të bëjmë me turpin që gjithnjë pasqyron e gjithmonë shoqëron organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Duke u bazuar në zhvillimet e deritanishme për përgatitjen e zgjedhjeve të vitit që vjen, as shqiptarët, as ndërkombëtarët të mos presin një proces të ndershëm, as zgjedhje me standarde ndërkombëtare !

Gazeta “Telegraf"

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...