Po Edi Ramës çfarë borxhi i kanë shqiptarët? Eshtë në pushtet sa një anëtar i Byrosë Politike të PPSH!

Diel, 01 November 2020 18:04

 

Sa herë që Edi Rama nuk ka argumente për akuzat direkte ndaj tij, u rikthehet tezave populiste dhe sulmeve me karakter personal. Rasti më i fundit është përplasja me Presidentin Ilir Meta. Kreu i shtetit ka denoncuar kapjen e shtetit nga Rilindja dhe ka etiketuar kryeministrin si njeriun që po mban peng vendin dhe po shkatërron institucionet. Si kryetar i shtetit, në momentin që mazhoranca ka eliminuar institucionet e tjera që kryejnë kontrollin e pushtetit si Kuvendi, Gjykata dhe Zgjedhjet e Lira, Presidenti të vetmen armë ka fjalën, denoncimet dhe apelet ndaj qytetarëve. Për akuzat e forta që ka bërë në adresë të tij , Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje, por përsërit pa pushim vetëm shprehjen “çfarë borxhi i kanë më shqiptarët Ilir Metës”.

Nga mënyra si e thotë, Edi Rama duket sikur ka marrë rolin e taksidarit. Nga pozita e një taksidari, kryeministri kërkon llogari, kur në fakt është personi i parë që duhet të japë llogari. Pas tetë vitesh në qeveri, i pari që pyetet çfarë ka bërë me pushtetin është kryeministri dhe jo të tjerët. Sepse Presidenti ligjërisht nuk ka asnjë vendimmarrje që lidhet direkt me buxhetet, politikat ekonomike, mirëqenien dhe zhvillimin e vendit. Këto i ka të gjitha në dorë kryeministri dhe qeveria. Ndaj, nëse duhet të flasim për borxhe, të parit që duhet t’i përmenden detyrimet ndaj shqiptarëve është Edi Rama. Tashmë që synon për mandatin e tretë, normalisht mund të pyetet, çfarë borxhi i kanë shqiptarët që ta durojnë edhe për 4 vite të tjera?

 

U kërkoi timonin shqiptarëve, dhe ua mori bashkë me makinën duke përdorur bandat! U kërkoi tepsinë, dhe vodhi bashkë me kusinë dhe ai hyri në pushtet me lugën në brez vetëm për të shijuar ushqimin që të jep karrigia kryeministrore.

Në vend që të justifikonte gjithëçka mori, Edi Rama shkatërroi edhe ato pak arritje që kishim më përpara. Vendi ka borxhi publik më të madh në rajon dhe çdo person duhet të paguajë mijëra euro për korrupsionin e Rilindjes. Shëndetësia që premtohej falas sot është më e shtrenjtë dhe më e pasigurt se më parë. Papunësia ka arritur kulmin dhe kriza ekonomike duket kudo. Integrimi në BE, projekti kombëtar shqiptarëve, është bllokuar nga kjo qeveri me vetëdije. Në modelin e demokracisë, lirisë së mediave dhe ndarjes së pushteteve kemi shënuar çdo vit regres. Mëkatet e qeverisjes së Rilindjes janë gabime që bëjnë përgjegjës direkt Edi Ramën, ndaj kur ai kërkon një tjetër mandat, kushdo mund ta pyes, çfarë borxhi të kanë më shqiptarët? Për çfarë duhet më një politikan që shpërdoroi si askush tjetër besimin e qytetarëve.

Shqiptarët i dhanë Edi Ramës gjithçka që mund t’i jepet një politikani dhe nuk kanë marrë asgjë, ndaj për çfarë duhet ta dëgjojnë dhe aq më keq ta votojnë. Shqiptarët i kanë falur Edi Ramës jo vetëm pushtetin, por dhe sjelljen fyese, arrogante, talljen ndaj tyre dhe sigurisht dhe luksin e shfrenuar që sado ta fsheh me kujdes nuk i largon dot hijet e abuzimeve me pushtetin të qeverisë së tij.

Edi Rama nuk është i ri dhe nuk e nisi politikën në vitin 2013. Rama ka në politikë që në vitin 1998 kur drejtori Ministrinë e Kulturës, 11 vite Bashkinë më të madhe të vendit në Tiranë, ka tetë vite Kryeministër dhe 15 vite drejtues i PS. Kaq gjatë në politikë nuk quhesh i ri, madje rivalizon edhe anëtarët e Byrosë Politike të Partisë Komuniste.

Ndaj, para se Edi Rama të nisë të pyesë në emër të shqiptarëve për të tjerë, duhet pyetur veten ai; po ty çfarë borxhi të kanë shqiptarët që duhet të durojnë akoma?

Modifikuar më Hënë, 02 November 2020 11:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...