Tritan Shehu/Deshtimi i testimeve, ne themel te deshtimit te pergjithshem

Hënë, 02 November 2020 15:00

Nga Tritan Shehu


Shqiperia mbas muajsh epidemi, direktivash te OBSh e BE, kerkesave te specialisteve, ngel vendi me numrin dhe llojshmerine e testimeve me te vogel ne Kontinent:
--Per ato PCR, te cilat mbeten te pa zevendesueshme per masat epidemiologjike, diagnostikimin, trajtimin, konfirmim sherimi, etj, dhe qe OBSH i referohet kur kembengul: test, test, test, identifikim, izolim, mjekim.
--Per ato serologjike, te rendesishme per te dhena imunologjike individuale a masive orientuese per sot e te ardhmen.
I gjithe ky deshtim lidhet me veprime apo mos veprime te kesaj Qeverie:
1-Hermetizimin e testimeve PCR ne nje laborator ne IShP nga frika e transparences, qe sot me gjithe QSUT nuk kalon 800 ne dite, duke na kthyer ne "Delen e Zeze" per numrin dhe aksesin e popullesise.
2-Bllokimin e gjate talebanesk te te gjithe kapaciteteve laboratorike ne vend ndaj te gjitha llojeve te testimeve, gje qe krijoi pasoja afat gjate.
3-Mos liberalizimi i te gjitha llojeve te testimeve, perfshi dhe serologjiket nga Kromatografike, qofte dhe si orientuese keto etj.
Ne keto kushte me konseguenca te renda per shendetin e jeten e qytetareve, per ekonomine e kolapsin e sistemit shendetesor, duhet te gjithsesi:
a) Te liberalizohen testimet.
b) Te perdoren te gjitha kapacitetet e vendit per tesimet. Ne BE jane mobilizuar edhe ato veterinarike e farmacite sipas llojeve.
c) Ne baze te te dhenave aktuale duhen realizuar reth 5000 teste PCR ne 24 ore nen metodike gratis, te organizuara ne te gjithe territorin, sa me afer popullesise nga struktura publike apo jo publike te subvencionuara. Mjeku i familjes e pediatri te jene determinues.
d) Te fillojne edhe testimet PCR te shpejta.
e) Testimet serologjike, qe jane orientuese te realizohen kudo.
f) Te perdoren edhe testimet imunologjike te shpejta me material virusal si te dhena orientuese.
Por do te ishte tjeter gabim fatal strategjia qe aludon Ministria keto dite, qe keto dy te fundit te zevendesojne testet PCR. Kjo perqasje aktualisht rekomandohet "nga e keqja" vetem per vendet e prapambetura, pa kapacitete.
Ne jemi ne Europe!

Modifikuar më Hënë, 02 November 2020 15:36
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...