Protesta dhe ambasadorët

Diel, 13 December 2020 20:58

 

AGRON GJEKMARKAJ

Prej tri ditësh, të rinjtë shqiptarë, si asnjëherë tjetër, po protestojnë kundër qeverisë. Shkak u bë vrasja nga Policia, natën e 8 dhjetorit, të 25-vjeçarit Klodian Rasha. Si pasojë, Edi Rama shkarkoi Sandër Lleshajn nga ministër i Brendshëm edhe për ta hequr qafe, kur dihet se prej kohësh marrëdhëniet mes tyre ishin të ngrira.
Tre ministra të Brendshëm ranë për arsye të ndryshme dhe kjo është një goditje e madhe politike për Kryeministrin. Dukshëm, Edi Rama është në hall. Ai mendoi se largimi i Lleshajt do merrte me vete edhe zemëratën.

Sot, ai protestuesve u tundi një tjetër kokë dashi: atë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut, një vegël politike në krye të këtij institucioni. Rama është gati të nxjerrë përpara çdo tabelë, në mënyrë që të shmangë goditjen mbi të, kur, në fakt, ai mbetet kryearsyeja pse dështuan ministrat e tij, pse Policia po bëhet politike dhe mbi të gjitha pse protestojnë të rinjtë.

Ai, dje, me patjetër, po ashtu edhe pardje, tentoi të bënte një lidhje politike mes protestës, Presidentit dhe opozitës, se i dhemb kur qytetarët ngrihen. Atij i duhet një adresë për ta legjitimuar si të kundërshtarëve dhe jo të shoqërisë këtë reagim.

Opozita e ka gabim nëse kompleksohet nga kjo gjuhë e sidomos nga ambasadorët, për të cilët do flasim më poshtë. Vrasja e Klodian Rashës është një shkëndijë, e cili ndriçoi mjaftueshëm për të parë sa pak vlerë ka jeta në këtë vend, sesi ata që duhet të të mbrojnë, të vrasin ty të zakonshmin, të pafajshmin, ty qytetarin, ndërsa para kriminelit bëjnë temena. A

i bëhet deputet, kryetar bashkie, biznesmen, e çfarë t’i dojë zemra! Po aq ajo iu dha një motiv shumë të rinjve për t’u dukur, për t’u ndjerë se ekzistojnë, fundja për të shkuar edhe në burg, ku e gjejnë një pjatë supë të ngrohtë dhe një dyshek, që në shtëpi s’e kanë. Këta nuk janë fëmijët e mirëqenies, të makinave luksoze, të tenderëve, të atyre që të lagin me shampanjë, janë kryesisht bij të mjerimit, në mungesë së perspektivës, të prindërve që detyrohen të bëjnë share e like për qeverinë, për vendin e punës, teksa Kryeministri na tregon çorapet e kuqe të Arben Ahmetajt.

Mes atij, shpurës së tij, që administron të mirat e këtij vendi dhe shoqërisë, ka një hendek të madh. Ai jeton mirë, shpura po kaq! Ata kanë në dorë paratë, vulën, shkopin dhe pasqyrën ku shihen. Ai beson se mund të dhunojë zgjedhjet dhe askush të mos reagojë. Ai beson se mund të bëjë zgjedhje moniste dhe askush të mos pipëtijë! Ai beson se mund t’i japë koncesione kujt të dojë dhe askush të mos e tregojë me gisht. Ai beson se mund të gënjejë 8 vjet dhe askush të mos i thotë gënjeshtar. Ai beson se Policia e tij mund të vrasë dhe lëndohet kur i thonë vrasës.

Ai beson se mund të na vërë mbi krye krimin e banalitetit dhe poshtërsisë njerëzore dhe ne duhet ta duartrokasim. Ai beson se duhet të pëlqejmë me çdo kusht atë dhe idiotët e tij me pasuri oligarkësh dhe oligarkët e tij me pasuri sheikësh e madje edhe fëmijët e tyre, që prishin garën e mundësive me ata anonimët që dalin në protestë.

Sot ka dy realitete: atë të Edi Ramës, dhe një tjetër të shoqërisë, fëmijët e së cilës po dalin të mbrojnë veten, të sotmen dhe të ardhmen, me iluzionin se kthejnë garën e mundësive me fëmijët e frotes, shpurës, qeverisë, deputetëve, ministrave, biznesmenëve të saj e rreth saj… Edi Rama tha dje, duke akuzuar opozitën, se “duan të marrin pushtetin”, pra, pushtetin e tij që e përdor si monark obskurantist prej shumë vitesh, a thua se atij pushtetin ia la me testament Enveri.

Ndërsa ambasadorët e atyre vendeve, ku protesta i ka emancipuar e bërë demokratike, ku protestohet gjithmonë e për çdo gjë, ku gara e mundësive mes fëmijëve është më e drejtë, reaguan që ajo të shuhej.

Nuk reaguan ambasadorët asnjëherë për paratë publike që shpërdorohen, as kur drejtësia nuk i hetoi dosjet e korrupsionit zgjedhor, as kur ra institucioni i zgjedhjeve më 20 qershor 2019, as kur u prish marrëveshja e 5 qershorit dhe Kushtetuta u ndryshua njëanshëm qe te prishet 25 prilli.

Nuk reaguan asnjëherë për cilësinë e qeverisjes, për korrupsionin, për arrogancën, për gjuhën e triumfit që Edi Rama përdor sa herë që grumbullon pushtet për fajet e të tjerëve, ndihmën e krimit apo zotësitë e veta! Nuk folën për fëmijët e periferisë shqiptare, për garën e tyre të prishur…

Folën sot që ata të mos përpiqen për veten, dinjitetin, për familjet dhe mbi të gjitha për standardet.

Edhe në vitin 1990, protestat u konsideruan të paligjshme, regjimi tentoi t’i shtypte me dhunë, por dhjetori është muaji ku diktaturat në Shqipëri fillojnë e zmontohen! Ambasadorët mund të shantazhojnë politikanët me dosje, me premtime, por jo ata të rinj të cilëve burgu u duket më i ëmbël se shtëpia dhe shtëpia një ferr i vërtetë. Atyre nuk u japin zgjidhje deklaratat që shkojnë në favor të Edi Ramës, përkundrazi, e shndërrojnë atë në target, sado që ai u nxjerr si lëpirëse Ardi Veliun…

Koha në 2013, Edi Rama erdhi si një shpresë, tani ai është një rrasë varri për çdo shpresë.. Policët e tij civile, dje, në orën 19:45, siç shihej live në televizionin “News 24”, i fusnin grushte stomakut të një të riu, që nuk po bënte asnjë rezistencë, ndaj, të nderuar ambasadorë, kujdesuni pak për fatin dhe të drejtat e tij! Në Kuran thuhet “kush shpëton një njeri, sikur ka shpëtuar gjithë njerëzimin”. Mos kërkoni të shpëtoni atë që të rinjtë i rreh se ai është e shkuara, bëni diçka për të ardhmen

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...