Mark Marku: BE dhe SHBA të mos e njohin Lukashenkon e Ballkanit

E mërkurë, 28 Prill 2021 13:30

 

Mark Marku, drejtues politik i Partisë Denmokratike i qarkut të Lezhës, dhe tashmë deputet në Kuvendin e Shqipërisë, në një shënim në faqen e tuij zyrtare në rrjetet sociale duke falënderuar qytetarët e Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, u shpreh ndër të tjera se fitorja e madhe në këtë qark erdhi e tillë pavarësisht milionave të parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës.

Mesazhi i plotë i Mark Markut

 

“Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës. Të dashur vëllezër dhe motra. Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit. Me gjithë milionat e parave të hedhura nga pushteti i korruptuar i Ramës, me gjithë llumin e krimit që përmbyti si asnjëherë tjetër Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, ju treguat në mënyrë shembullore se asgjë nuk e mposht karakterin, dinjitetin dhe shpirtin e lirë të qytetarëve të zonës sonë, asgjë dhe askush nuk e përdhos krenarinë tonë. Si drejtues politik i qarkut bashkë me kolegët ju falenderoj përzemërsisht dhe ju garantoj se do të jemi në lartësinë e gjestit tuaj fisnik. Shumë prej jush me lot në sy, sot më kanë shprehur dëshpërimin për faktin se ajo që nuk ndodhi në Lezhë apo diku tjetër ndodhi në Shqipëri. Paratë që u janë vjedhur juve nga qeveria më e korruptuar në botë, pra nga Rama, dhe llumi i krimit na i vodhën zgjedhjet në shkallë vendi. Ju garantoj se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje, dhe do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli. Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij. Shumë shpejt e gjithë Shqipëria do bëhet si Qarku jonë, zonë e lirë dhe demokratike. Miqësisht, Mark Marku”, shprehet deputeti i PD-së

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fatbardh Kadilli pranon humbjen: Nuk largohem as do krijoj parti të re

Politikë

Fatbardh Kadilli pranon humbjen: Nuk largohem as do krijoj parti të re

  Fatbardh Kadilli shpalli i pari ambicien për të marrë kreun e PD-së por në zgjedhjet e të dielës u rendit i fundit ndër katër kandidatët. Para mediave, ai tha se zgjedhjet...

Presidenti, i vetmi institucion legjitim, ktheu mbi 60 ligje antikushtetuese

Politikë

Presidenti, i vetmi institucion legjitim, ktheu mbi 60 ligje antikushtetuese

  Nga Erisa Xhixho/ Një parlament ilegjitim, jopërfaqësues, njëpartiak, i cili duhet të ishte shpërndarë 1 muaj para zgjedhjeve ngre një komision hetimor në kundërshtim me ligjin dhe merr një vendim antikushtetues...

Deputetja Dhimitri kundër shkarkimit të Metës: Hakmarrje, pasi nuk bën kompromis me krimin si qeveria

Politikë

Deputetja Dhimitri kundër shkarkimit të Metës: Hakmarrje, pasi nuk bën kompromis me krimin si qeveria

  Deputetja Fatjona Dhimitri u shpreh kundër shkarkimit të Presidentit Ilir Meta. Në fjalën e saj në Kuvend, ajo nuk i kurseu akuzat në drejtim të socialistëve ndërsa e cilësoi këtë...