Nga Artan Hoxha - 27/03/2022
Regjistrimi nga gjykata i vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021 të fraksionit demokrat mazhoritar të Sali Berishës përmbylli edhe formalisht gjithë periudhën 6-mujore të absurdit të uzurpimit të të drejtave të ligjshme të shumicës në Partinë Demokratike nga një pakicë brenda saj. Shumica mori atë që i takonte ta kishte, të paktën që nga 11 dhjetori - drejtimin e Partisë Demokratike.
Faza e re ka përpara sfida edhe më të mëdha. Pyetja themelore që shtrohet për Sali Berishën dhe mbështetësit e tij demokratë tash e tutje është nëse do munden të zbatojnë idetë e shkëlqyera që u propozuan, u diskutuan e u duartrokiten në serialin e foltoreve, në Kuvendin e 11 dhjetorit, referendumin partiak të 18 dhjetorit më pas edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale nën siglën provizore “Shtëpia e Lirisë”.
Ne zgjedhjet për kryetarin e PD-se, ne maj-qershor 2021, tre kandidatet ne gare dhe mbështetësit e tyre formuluan kritika te forta e te qarta për modelin e drejtimit te deriatëhershëm te PD-se nga Lulzim Basha. Kritika ishte jo thjesht e vetëm për Bashen, stilin e rezultatet e tij, por edhe për vete modelin e kryetarokracise qe asfikson frymën, ngushton spektrin e kontributeve, demoralizon angazhimin, thyen e deformon karrierat. Ndërkaq, kandidati Fatbardh Kadilli ofroi një platforme te plote riorganizimi ideologjik dhe organizativ për një PD krejt ndryshe: kolegjiale, e hapur, demokratike, shumerrymeshe, hiper-aktive, me anëtar, seksione, dege e struktura te tjera vetëvepruese e bashkëvepruese lirisht me shoqërinë.
Kritikat dhe propozimet mbeten ne hije ne atë proces zgjedhor por u rimorën me gjallëri nga procesi i foltores, te përforcuar me energjinë dhe karizmen e Sali Berishës, e tashme, kur fraksioni shumice i Sali Berishës rimori drejtimin e partisë është koha qe idetë te shndërrohen ne aksione e akte konkrete rithemeluese te Partisë Demokratike dhe opozitës ne tërësi.
Sa për ilustrim, zbatimi i modelit te primareve ne zgjedhjet lokale te 6 marsit 2022 vërtetoi se kudo ku primaret u organizuan mire dhe kur ne to morën pjese me shume demokrate aq me cilësor u shfaq kandidati dhe aq me shume u mbështet ai nga elektorati. Skepticizmi shumëvjeçar ndaj primareve u thye.
Eksperimenti i suksesshëm i primareve inkurajon qe parimi “një anëtar një vote” te zbatohet pa hezitim ne zgjedhjet për te gjitha nivelet politike te drejtimit te PD-se, nga seksioni, ne dege e qendër, ndërsa primaret (ne një moment te dyte edhe me përfshirjen e simpatizantëve krahas anëtareve) te përdoren për përzgjedhjet e kandidaturave për te gjitha nivelet e përfaqësimit ne organet e zgjedhura shtetërore. Pse jo, opinioni i anetaresise, simpatizantëve apo edhe i publikut ne tërësi, i matur përmes votës apo sondazheve e formave te tjera mund te përdoret edhe për kandidatet për poste te tjera shtetërore te natyrës politike (prefekti, drejtues te drejtorive ne qarqe, drejtorive qendrore, ministra etj)
Këto dhe plot ide te tjera kërkojnë formulim konkret e te plote, miratim e zbatim me ritëm te përshpejtuar pasi edhe sfidat elektorale janë shume pranë - zgjedhjet lokale pas një viti e ato te përgjithshme dy vite pas këtyre. E, ne këtë proces rithemelimi e riformatimi te PD-se çështjet me te vështira duket se janë dy.
Se pari është raporti mes modelit te lidershipit me autoritet te padiskutueshëm dhe kolegjialitetit. Rithemelimi i PD-se u be i mundur te nise e te vijoje nga angazhimi i Sali Berishës e do jete ai qe do e udhëheqë. Procesi i foltores, Kuvendi i 11 dhjetorit, referendum i 18 dhjetorit, zgjedhjet e 6 marsit treguan se Sali Berisha gëzon mbështetje absolute ne anëtarësinë e PD, se fraksioni i tij është jo thjeshte shumice ne PD por ekstra shumice e se ajo e ndjek me besim te plote ne rrugëtimin qe përcakton ai.
Vete Sali Berisha, ndërsa shprehet se do marre edhe formalisht, me votim nga anëtarësia, drejtimin e PD-se po tregon kujdes qe autoriteti i tij te mos dekurajoje përfshirjen dhe angazhimin e individualiteteve te tjera, mbështetësit e tij po se po por edhe ata me pak te zjarrte, te ftohte e deri kundërshtare ndaj tij ne PD-ne e rithemeluar.
Por kujdesi i tij nuk mjafton. Nuk mjafton as votimi “një anëtar një vote”. PD ka nevoje te ringrihet mbi struktura te balancuara e te kontrolluara, te këtilla qe balancojnë e kontrollojnë fuqinë e Kryetarit, fuqi e cila përforcohet qofte se mjedisi kulturor është i këtillë, cilido qofte kryetari, qofte se tashme drejtimi do jete ne dorën e liderit te padiskutueshëm, Sali Berisha.
Ne këto rrethana vetëm një strukture normative e organizative e këtillë qe alokon realisht kompetencat thelbësore tek organe te tjera (Kryesi, Këshill Kombëtar, sekretariate operative etj) dhe zgjedhjen e këtyreve ne mënyre sa me pak te ndikuar nga Kryetari, do te mundësonte ekuilibër dhe balance. Çdo gjë tjetër do rikthente modelin e zakonshëm te sterprovuar te Kryetarit te plotfuqishëm.
Se dyti është çështja se sa hapësire reale e atmosfere te përshtatshme për ekzistence, do te ketë bashkëjetesa e mendimit kundër, rrymave rastësore oponente e deri fraksionet e organizuara e te përhershme ne PD. Edhe për këto, Sali Berisha po jep mesazhe paqtimi e mirëkuptimi, te vlefshme por qe nuk mjaftojnë. Vete pakica apo pakicat demokrate duhet te veteshfaqen qartësisht ne përbërje dhe qëndrime.
Ne krahun qe deri me 6 mars mbështeti Lulzim Bashen tashme dallohen te paktën tre nengrupime nga te cilët njeri duket se do shkrihet pa pretendime me shumicën e Sali Berishës, njeri mbeti vendnumëro i tezave te mëparshme (Alibeaj, Bardhi, Tabaku, Gjana, etj) dhe ai i mesit mbetet ende i paqarte ne qëndrime e veprime (Salianji, Duma etj) ndonëse u bene kritiket me te forte te Bashes pas 6 marsit.
Fraksioni qe ishte i baraslarguar e njëherazi kritik ndaj Bashes dhe Berishës gjate gjithë këtyre muajve, qartësisht përfaqësuar nga Fatbardh Kadilli, me ikjen e Bashes, vijon kritiken ndaj modelit Berisha dhe ndërsa ka platforme te qarte propozuese mbetet te shihet se ç’përmasa numerike ka e do këtë ne mjedisin demokrat dhe c’dikim gjithashtu.
Por edhe brenda vete fraksionit masiv qe mbështeti rikthimin e Sali Berishës ka vend për dallime, jo vetëm individualitetesh por edhe rrymash e fraksionesh te cilat gjithashtu duhet te shfaqen me kurajë e përgjegjshmëri.
Sfida e Sali Berishës, e eksponentëve te tjerë te fraksionit te tij te shumicës, por edhe e eksponentëve te fraksioneve te tjera, aleate te tij apo ne oponence me te ne PD, do te ishte gjetja e formulës se bashkëjetesës përfaqësuese qe prodhon një fuqi me te madhe se shuma aritmetike e secilit. Nëse kjo formule do te gjendet e do zbatohet rezultati elektoral prej saj premton te jete me shume se shuma aritmetike e secilit fraksion.
Natyrisht, ndjenja bashke ne një parti nuk është domosdoshmëri. Shumica ka detyre por edhe nevoje te mbaje brenda e bashke pakicat e t’u krijoje atyre kushte ekzistence e veprimtarie derisa ato nuk e dëmtojnë a pengojnë aksionin dhe rezultatin e kryesor, ndërsa pakicat, qe njohin te drejtën e shumicës per te drejtuar, kontribuojnë konstruktivisht ne arritjen e qëllimeve te përbashkëta primare duke ruajtur individualitetin. Por, pakice qe nuk njeh autoritetin e shumicës ne te njëjtën parti, aq me keq ekzistencën e kësaj shumice (siç ndodhi këto muaj) nuk ka fare kuptim te rrije aty. I mbetet veç te largohet, te formoje partine e vet a te shohë punën e vet.
Zgjidhja e formulës se bashkëjetesës përfaqësuese te rrymave ne PD hap mundësi edhe për raporte me konstruktive me parti e segmente te tjera te spektrit opozitar. Ne këtë çështje, qe nga përfshirja e liderëve te partive te vogla ne nivelet e ndryshme te përfaqësimit përmes PD-se e deri tek formula “Shtëpia e Lirisë” si një bashkëveprim efektiv i fraksionit te Sali Berishës me LSI dhe PDK ne zgjedhjet e 6 marsit janë përvoja mjaft te mira qe mund te pasurohen edhe ne përshtatje me formulën elektorale konkrete.
Gjithsesi, ndonëse organizimi e përfaqësimi plural ne opozitën demokrate dhe opozitën ne tërësi janë çështje shume te rëndësishme, ne llogari te fundit opozita është aksion e fryme ndaj do jene aksioni dhe fryma qe do përcaktojnë natyrën e opozitës se rithemeluar demokrate, rezultatin qe pritet nga kjo opozite si dhe rolin e peshën e çdo faktori opozitar, brenda PD-se dhe jashtë saj