Lideri shqiptar Edi Rama është kthyer në pashá të ‘Sulltanit’ Erdogan

Diel, 16 October 2022 16:16
 
Nga Türkmen Terzi -  14/10/2022
 
 Nga Türkmen Terzi, Turkish Minute

Kryeministri karizmatik i Shqipërisë Edi Rama, i vetmi kryeministër shqiptar në histori që ka fituar tri zgjedhje parlamentare radhazi, ka punuar shumë për të krijuar miqësi personale me liderin autokrat turk Recep Tayyip Erdogan. Vendimi i qeverisë shqiptare për të mbyllur shkollat e lidhura me lëvizjen me bazë fetare Gülen erdhi si surprizë dhe shërben si tregues i qartë se Rama nuk ishte në gjendje t’u rezistonte ofertave joshëse të Erdoganit.

Shqiptarët janë një grup etnik autokton në gadishullin e Ballkanit, me popullsi më pak se 3 milionë dhe janë shumë krenarë për rezistencën kundër pushtimeve të huaja përgjatë historisë, përfshirë kundër turqve otomanë. Partia Drejtësi e Zhvillim (AKP) e Erdoganit ka arritur sukses duke bindur shumë qeveri në kontinente të ndryshme për të mbyllur filialet e Gülenit. Rama fillimisht e refuzoi kërkesën e Erdoganit për të marrë masa kundër ndjekësve të klerikut turk Fethullah Gülen në Shqipëri. “Ne nuk i detyrohemi për asgjë presidentit të Turqisë, ashtu si presidenti i Turqisë dhe Republika e Turqisë nuk na detyrohen për asgjë, sepse nuk asnjë detyrim midis miqve dhe një miqësie vëllazërore”, tha Rama gjatë një fjalimi në selinë e Partisë Socialiste as një vizite të Erdoganit në Tiranë, më 17 janar të këtij viti.

 
 

Gjatë vizitës së tij, Erdogan kritikoi ashpër lëvizjen Gülen në fjalimin në parlamentin shqiptar. Erdogan akuzon anëtarët e lëvizjes Gülen për orkestrimin e puçit të 15 korrikut 2016, ndonëse lëvizje e mohon kategorikisht përfshirjen në të. Fjalimi i Erdoganit u perceptua si përpjekje për ndërhyrje nga ana e një lideri të huaj dhe Rama tha në televizionin shqiptar se qeveria e tij nuk ka asnjë provë se përkrahësit e Gülenit përbëjnë kërcënim për Shqipërinë. Nga ana tjetër, Rama dhe Erdogan morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të një serie marrëveshjesh midis dy vendeve, që përfshijnë menaxhimin e urgjencave dhe katastrofave, median, arkivat shtetërorë, kulturën dhe artin, sigurinë, dhe të rinjtë e sportet. Më tej, Rama mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave të 5-ta të Solidaritetit Islamik në Konja të Turqisë, më 9 gusht, si i ftuar special i Erdoganit, bashkë me homologët nga Azerbajxhani, Palestina, Algjeria dhe Qipro Turke.

Të nesërmen, Rama dhe Erdogan patën një takim me dyer të mbyllura që thuhet se zgjati mbi një orë, në kompleksin presidencial në Ankara. Presidenca turke nuk dha asnjë detaj nga takimi. Kryeministri shqiptar u takua veçmas me Erdoganin edhe në Forumin Diplomatik në Antalia në mars. Duket se pas gjithë këtyre takimeve me dyer të mbyllura Erdogan ia arriti t’i mbushte mendjen Ramës për të mbyllur shkollën e lidhur me Gülen, sepse më pak se dy muaj më pas, më 23 shtator, ministrja e arsimit e Ramës, Evis Kushi, njoftoi mbylljen e Kolegjit Mehmet Akif.

Pas zemërimit të publikut dhe protestave të studentëve, Kushi konfirmoi në Facebook se “ata e nisën vitin akademik 2022-2023 në një tjetër vend e mjedis, të pamiratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sorteve, dhe pa certifikimin e duhur ligjor për sa iu përket standardeve të ndërtesave”. Megjithatë, sipas një deklarate nga Kolegji Mehmet Akif, drejtoria e shkollës mësoi për urdhrin e mbylljes vetëm nga media dhe planifikon marrjen e hapave ligjorë për ta kundërshtuar. “Shkolla e lartë jo publike ‘Mehmet Akif’ ka qenë pjesë e Fondacionit Gülenist prej 26 vjetësh në Shqipëri, duke iu përputhur me përpikëri kuadrit ligjor të vendit, e duke shijuar një histori të madhe suksesi, pasi është renditur vazhdimisht në majë të listës së shkollave më të mira”, thuhet në deklaratën e shkollës, sipas Balkan Insight.

Edhe Rama shprehu zemërim pas protestave të studentëve, duke thënë se “studentët duhet të protestojnë kundër pronarëve që shitën ndërtesën e shkollës dhe lëvizën gjetkë pa marrë leje”.

Turqia financoi ndërtimin e një kompleksi prej 522 apartamentesh me kosto 42 milion euro për shqiptarët që mbetën pa shtëpi pas tërmetit 6.4 ballë më 2019. Erdogan dhe Rama morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit të apartamenteve në Laç, në janar. Kryeministri Rama në gushtin e kaluar kritikoi ashpër Bashkimin Evropian për menaxhimin e shpërndarjes së vaksinave kundër Covid-19 pasi Shqipëria nuk mori vaksina në kulmin e pandemisë nga BE dhe i mori nga Turqia.

Justifikimet e dobëta të Ramës për mbylljen e shkollës së parë private në Shqipërinë post-komuniste u kritikuan nga shumë shqiptarë, pasi këto shkolla janë të mirënjohura për cilësinë e lartë të mësimeve në shqip, anglisht e turqisht prej dekadash. Profesori i Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, Ervin Goci, tha se “arsimi është politizuar”, ndërsa një tjetër profesor, Erlis Çela, tha se kolegji u mbyll “sepse kështu kërkoi presidenti turk”, sipas Balkan Insight.

Që nga vizita e Erdoganit në Shqipëri në janar, Rama e ka quajtur mikun e tij, duke shkuar edhe më tej me thënien se është më tepër se miqësi dhe se është vëllazëri. Marrëdhënia e afërt e Ramës me të ia ka vlejtur pasi Shqipëria ka porositur dronët turq Bayraktar. Dhëndri i Erdoganit, Selçuk Bayraktar, është shefi i teknologjisë në Baykar Makina, e cila prodhon dronët luftarakë. Rama tha se marrëveshja për dronët është me vlerë 6 milion dollarë. “Këta satelitë do të pasohen shumë shpejt nga dronët. Në linjë me zhvillimet e reja, kemi vendosur t’i plotësojmë e të blejmë dronë luftarakë”, tha Rama gjatë nënshkrimit të një kontrate shërbimi satelitore me Satellogic USA për monitorimin e vendit teknologji të avancuar mbrojtjeje e sigurie.

Erdogan dhe Rama janë akuzuar të dy për korrupsion. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aleate e rëndësishme e Turqisë në Evropën juglindore, me rajonin strategjikisht të rëndësishëm për Turqinë për shkak të lidhjeve historike e ekonomike. Por miqësia personale e Ramës me autokratin Erdogan nuk e ndihmon procesin e anëtarësimit në BE. Përkundrazi, kryeministri shqiptar e ka njollosur tashmë imazhin e vendit të tij në botën demokratike me mbylljen e një prej institucioneve më të mira arsimore në Shqipëri.

Turqit otomanë sunduan në Shqipëri për 527 vjet dhe shumë pashallarë  e vezirë të mëdhenj ishin me kombësi shqiptare. Ironikisht, Mehmet Akif, emrin e të cilit mbante kolegji turk në Shqipëri, ishte me kombësi shqiptare. Mehmet Akif konsiderohet si poeti kombëtar i Turqisë, autor i tekstit të himnit kombëtar turk, “Marshi i Pavarësisë”. Duket se Edi Rama ka më pak dëshirë të sigurojë anëtarësimin në Bashkimin Evropian se sa të bëhet pashá i “Sulltanit” Erdogan.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...