Miliarderi kontrovers, George Soros, ka hedhur rreth 21 miliardë dollarë për të financuar politikat e majta që prej vitit 2000.
Kështu thuhet në një studim të realizuar nga Capital Research Center.
Kjo qendër thekson se këto shuma të frikshme janë hedhur përmes sistemit të organizatave joqeveritare të Soros. Rrjeti i këtyre organizatave njihet edhe me emrin Shoqëria e Hapur.
Në këtë mënyrë, studimi thekson se Soros është kthyer në bankomatin më të madh për politikanët e majtë.
Vetëm në vitin 2021, organizatat e Soros kanë hedhur plot 2.7 miliardë dollarë, shumica e të cilave ka shkuar për grupet e ‘parave të errëta’, të cilat nuk mund të gjurmohen, thekson portalin ‘World Time Todays’.
Nga kjo shumë e jashtëzakonshme, plot 577 milionë dollarë në grante janë disbursuar nga Qendra për Politikat e Shoqërisë së hapur.
Studimi thekson se paratë kanë shkuar për politikanët e majtë në mbarë botën.
Kujtojmë se Soros është mega-donatori më i madh i Partisë Demokratike në SHBA.