Edi Rama, midis mafias ndërkombëtare dhe FBI-së

Tuesday, 31 Janar 2023 14:31

Së pari, në shtator autoritetet amerikane i kanë kërkuar Edi Ramës dhe qeverisë së tij të vërë në dispozicion të FBI çdo lloj komunikimi dhe kontakti me ish-zyrtarin e akuzuar, gjë që tregon se jo vetëm Rama, por edhe zyrtarë të tjerë të qeverisë së tij në nivel qendror dhe lokal janë të përfshirë me të, kuptohet me urdhër të shefit të madh.

Së dyti, akuza lidh Edi Ramën dhe ish-zyrtarin e FBI-së me një kompani kineze, histori, e cila në muajt në vijim do të jetë lajm kryesor në SHBA.

 

Së treti, në akuzë përmendet se ish-zyrtari i FBI ka ndihmuar Edi Ramën për të goditur kundërshtarët e tij politikë në Tiranë. Kujtojmë këtu se në vitin 2017 Lulzim Basha bëri skandalin me të ashtuquajturin financim rus, i cili së pari u botua në median e George Soros ‘Mother Jones’, i shtyrë nga ish-agjenti tjetër i FBI-së, pjesë e grupit Rama, nëpërmjet kryeredaktorit të revistës për Uashingtonin. Pikërisht në atë kohë, FBI hapi një hetim ndaj lobistit të Bashës, dhe prokuroria shqiptare ndaj këtij të fundit për pastrim parash. Nga ky moment, Edi Rama mori peng Lulzim Bashën. Pjesa tjetër dihet. Ajo çfarë nuk dihet publikisht është se kërkesa e prokurorisë shqiptare që FBI të merrte në pyetje Nick Muzin, lobistin e Bashës, mbeti pa përgjigje, dhe çështja ndaj Bashës u mbyll. Koincidencë? Jo. Akuza e Departamentit të Drejtësisë përmend edhe takimin e ish-zyrtarit të FBI-së me një ish-politikan-biznesmen. Nuk është e vështirë për ta kuptuar se ky takim kishte për objekt sulmi Ilir Metën.

Pyetja që shtrohet është: pse duhej që Edi Rama të përdorte FBI për lobim kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës? E vërteta është se FBI nuk i duhej Ramës për Berishën dhe Metën, por për frikën që kishte Rama ndaj FBI në lidhje me organizatat kriminale dhe trafikun e drogës. Lobimi ndaj Berishës dhe Metës është aksesor dhe jo qëllimi parësor i Ramës në kontaktet e tij me zyrtarë dhe ish-zyrtarë të FBI-së. Dhe ja se pse.

Në një emision radiofonik të publikuar së fundmi, gazetari dhe opinionisti republikan amerikan Dan Bongino e lidh Edi Ramën me kartelin jug-amerikan të drogës Sinaloa. Viti 2017 solli për herë të parë në Shqipëri ish-drejtuesin e arrestuar të FBI, McGonigal së bashku me dy ish-drejtues të tjerë të FBI. Këtë vit Edi Rama u takua së paku dy herë me ta në Tiranë. Po në 2017 Saimir Tahiri u largua nga posti i Ministrit të Brendshëm për t’u arrestuar më vonë. Lidhjet e tij me trafikun e drogës janë tashmë të ditura. Por nuk mjafton me kaq. Nuk janë vetëm këto kontaktet e Edi Ramës me ish-drejtues të FBI-së.

Po në vitin 2017, në Shqipëri vjen disa here edhe ish-drejtori i FBI në kohën e Clinton, Louis Freeh. Përveç takimeve me Ramën, ai u takua disa herë edhe me Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vëllai i të cilit ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Në media u fol atëherë se Qeveria Shqiptare kishte lidhur një kontratë konsulence me kompaninë e këtij të fundit, Freeh Group International Solutions, kompani e cila kishte në përbërje të saj disa ish-zyrtarë të FBI-së. Kontrata është sekrete dhe nuk dihet përmbajtja e saj, por ajo që Ministria e Brendshme u shpjegoi shqiptarëve është se prej këtij bashkëpunimi rezultoi edhe i ashtuquajturi operacioni ‘Forca e Ligjit’. Me apo pa dijeninë e ish-drejtorit të FBI-së, Louis Freeh, operacioni, ideja e të cilit i atribuohet atij, rezulton të jetë një operacion shtetëror për të legalizuar pasuritë kriminale.

Po në vitin 2017, agjencitë e zbatimit të ligjit në SHBA, DEA dhe FBI filluan të kthejnë radarët e tyre drejt Shqipërisë për shkak të shtrirjes së grupeve kriminale shqiptare në Amerikën Latine, dhe rritjen ekstreme të trafikut të drogës nga Amerika Latine drejt Shqipërisë.

Po në vitin 2017, thuhet se shërbimet e ndryshme filluan të bien në gjurmë të llogarive bankare të Ramës në Singapor, llogari të menaxhuara nga një qytetare zvicerane, frankofone, e cila punonte për një bankë britanike në Londër.

Po pse kjo dashuri e shtuar e Ramës për kontakte dhe kontrata me drejtues dhe ish-drejtues të FBI-së? Sepse Rama e di më mirë se kushdo tjetër, se në raport me SHBA-të mund të bësh shumë gjëra dhe nuk të gjen gjë, përveç dy vijave të kuqe të cilat nuk të lejojnë t’i kalosh: së pari llogaritë bankare në dollarë, dhe së dyti implikimi në trafikun e drogës që prek vetë SHBA-të. Rama në vitin 2017 i kishte kaluar këto dy vija të kuqe, dhe kontaktet me drejtues dhe ish-drejtues të FBI-së i duheshin pikërisht për të krijuar mbrojtje për vete. Sulmet ndaj opozitës kana ardhur si pasojë e këtyre kontakteve, por nuk kanë qenë synimi primar i Ramës

Modifikuar më E mërkurë, 01 February 2023 09:54
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...