Japonezët qenë kthyer, tanët nuk kthehen

Premte, 20 Prill 2018 14:55

Nga Qemal Sakajeva

Disa vite të shkuara, duke lexuar një studim mbi zhvillimin e Japonisë, të mbetej i pashlyeshëm ky fakt: në vitin 1920, Japonia planifikoi të transformonte shoqërinë dhe ekonominë e saj, duke synuar renditjen mes vendeve më përcaktuese të botës përmes zhvillimit të shpejt. Por, për ta kryer këtë, vendit i mungonte investimi më themelor - përgatitja e njerëzve të ditur.

Nga e nisi shteti japonez përballjen me këtë strategji? Me sakrifica të mëdha financiare, dërgoi njëherësh 20 000 studentë në universitetet më të mira të Gjermanisë, duke mos e ndërprerë këtë mënyrë shkollimi atje edhe në vitet më pas. Me përfundimin e studimeve, ata mijëra specialistë të fushave të ndryshme, u kthyen në vendin e tyre dhe u bënë fuqi shndërruese e jashtëzakonshme, duke vërtetuar se shteti japonez e kishte përcaktuar me saktësi rrugën e zhvillimit gjigant.

Nëse për shumëçka Shqipëria gjendet nga fundi i renditjeve rajonale e botërore, shqiptarët si popull mund të jenë diku në krye të kombeve të globit përsa i përket sakrificave të paimangjinueshme që bëjnë familjet për të shkolluar fëmijët e tyre.

Le të mos merremi me ata pak studentë gjatë kohës së Mbretërisë, që u shkolluan në Itali, Austri, Gjermani, Francë, Angli , SHBA, Turqi, Greqi; as dhe me ata që gjatë viteve ’50 të shekullit të kaluar u shkolluan me shpenzimet e shtetit, në universitete të Bashkimit Sovjetik, Rumanisë, Bullgarisë, Polonisë, Çekosllovakisë, Hungarisë; por të vështrojmë procesin e shkollimit të shqiptarëve në universitete të shteteve perëndimore, pas ndryshimit të regjimit në Shqipëri, qysh prej vitit 1992 e në vijim.

Përmasën e asaj zhbritjeje për shkollim të mirë e shquajmë në formën e një etheje plot zjarrmi në vitin 2016. Sipas të dhënave të publikuara në median e shkruar dhe televizive, nga 42 mijë maturantë, 6000 prej tyre patën aplikuar për t’i kryer studimet në universitete të vendeve perëndimore, përfshi SHBA dhe Kanadanë.

Ndërsa Instituti i Statistikave të UNESCO-s bëri me dije që, në vitin 2017, nga vendi ynë shkuan për studime jashtë shtetit 24 543 veta, ose 9 studentë për çdo 1000 banorë, duke e renditur Shqipërinë në krye të të gjitha vendeve të rajonit, përfshirë anëtarë të BE-së si Greqia, Rumania, Bullgaria, Kroacia dhe më gjerë në Europë.

Vajtja për t’u shkolluar i një numri kaq të madh studentësh ngjason me qëllimet e investimit të hershëm të shtetit japonez, por me një ndryshim kolosal: sakrificat e sotme që bëjnë familjet shqiptare për shkollimin e fëmijëve të tyre, ia kalojnë sakrificave të dikurshme të shtetit të fuqishëm aziatik, po të kemi parasysh ekonominë e dobët të familjeve tona dhe nivelin e ulët të zhvillimit të vendit.

Ka qenë publikuar gjithashtu një e dhënë që, pas rrëzimit të sistemit komunist, numri i të rinjve dhe të rejave shqiptarë që kanë shkuar për studime në universitete të huaja, për një periudhë të gjatë ka qenë rreth 3000 studentë në vit.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, ky numër i përvitshëm në mbi 20 vite kohë, ka krijuar një ushtri të madhe të mirëshkolluarish. Por nuk ka të dhëna: -Sa studentë i kanë përfunduar studimet jashtë vendit dhe në cilat universitete? -Sa prej atyre u nisën e nuk i përfunduan studimet? -Sa janë kthyer në Shqipëri? -Sa janë punësuar pas kthimit? -Sa janë punësuar në perëndim në fushat që kanë studiuar? -Sa kanë mbetur andej dhe kryejnë punë të rëndomta nëpër ato shtete ngaqë në Shqipëri nuk arrijnë të punësohen, por edhe nëse kanë mundur, janë larguar përsëri ngaqë keqpaguhen? -Sa enden të papunë ende nëpër qytetet tona? -Cili është ndikimi i tyre në zhvillimin e vendit, le të themi sipas shembullit japonez me 20 000 studentë që i dhanë hov të paparë Japonisë? Mbetet dhe pyetja që merr përgjigje të nënkuptuar: -A mos numri i madh i studentëve shqiptarë të përvitshëm është dhe mënyrë emigrimi?

 Kjo është një çështje e jashtëzakonshme, sepse për Shqipërinë përbën një humbje të dyfishtë me një lëvizje të vetme: Familjes i ikën fëmija bashkë me sakrificat për shkollim! Shqipërisë i ikën një fuqi e madhe në moshën e rendimentit më të lartë, dhe duke u larguar, ata marrin me vete një investim të shtetasve të saj për kryerjen e studimeve, duke ua dhënë falas vendeve të pasura!

Njerëzit e mirëshkolluar janë një thesar i gatshëm, që mijëra familje shqiptare ia dhurojnë Shqipërisë, e cila duhet ta ruaj për të mos shkuar dëm, të mos e mbajë kot në pritje, të mos e nënçmojë sikur nuk ekziston, ndërsa të mirëshkolluarit vërdallisen nëpër këmbët e shoqërisë pa shërbyer.

Është dramatike dhe me plot domethënie që, sot nuk bën aq përshtypje nëse dikush të thotë se ka studiuar në universitetin e Harvardit, Kembrixhit, Sorbonës, Berlinit a në qendra të tjera universitare të njohura të botës, ndërsa nëse dikush të përgjigjet përgjithshëm se ka studiuar në Itali, Austri, Gjermani, Angli, Francë, SHBA, pa e përmendur universitetin, tingëllon diçka tejet e zakonshme, ndoshta siç kur një tjetër të thotë se ka kryer një universitet në Shqipëri.

 Sidoqoftë, numri i atyre që i kanë kryer studime jashtë vendit, gjatë 25 viteve të fundit, përbën një ushtri. Mirëpo ku shërben kjo ushtri, çfarë lufton e çfarë mbron?

Një gjë është e ditur: niveli ynë i zhvillimit dhe ushtria e të mirëshkolluarve nuk përputhen fare mes tyre; sakrificat e familjeve për shkollimin e fëmijëve dhe përfitimet e Shqipërisë prej financave familjare mbeten pa u shpërblyer. Shembulli i hershëm i shtetit japonez, edhe pse gati i para një shekulli, është kryeproblemi i ditës dhe i të ardhmes sonë.

Lajmi i Institutit të Statistikave të UNESCO-s mbyllej me këtë fjali që përbën pyetje për përgjigje: ”Nuk ka të dhëna se sa përqind e këtyre studentëve kthehen pas përfundimit të studimeve”. Por perceptimi ndër njerëz është “përqindje” tronditëse: tanët nuk kthehen!.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...