Fytyra e burrështetasve hajdut e shpërfaq pafytyrësinë e elitave shqiptare

E mërkurë, 24 Prill 2024 12:29
Nga Kim Mehmeti:
 

Ja, së fundmi edhe dokumentari i RAI3 që tregon atë që e dinim, por që shtireshim se nuk e shohim: se si shtet, Shqipëria i ngjanë një organizate kriminale. Pra ja edhe një dëshmi se ne shtiremi që nuk e dimë se fytyra e burrështetasve tanë hajdutë e kriminelë e shpërfaq pafytyrësinë e elitave shqiptare.

E sa i përket heshtjes dhe pafytyrësisë së sotme të elitave shqiptare, ajo është melodi zbavitëse në krahasim me heshtjen e tyre katërdekadëshe përderisa Xhaxhi Enver ua vriste shqiptarëve njerëzit më të vlefshëm që ata kishin.

Po pra, dokumentari i RAI3 nuk tregoi asgjë më shumë nga ajo që e dimë të gjithë sa jemi, shkrimtarë, shkencëtarë, profesorë, akademikë, mendimtarë të ‘pavarur’…, ne që shikonim sehir kur rrënohej Teatri Kombëtar, ne që edhe sot shtiremi se nuk e dimë se, për shembull, po t’i ndodhte bashkisë së Lubjanës që gjysma e drejtorëve të saj të përfundonin në burg për hajdutëri, atëherë atdhedashuria e banorëve të saj do e ‘kallte’ tërë qytetin. 

Por te ne është krejt ndryshe. Ne shumëçka e dimë dhe e shohim, neve çdo gjë na thuhet hapur e pa frikë, por shtiremi se nuk dëgjojmë e nuk shohim gjë. Siç u shtirëm se nuk dëgjuam kur hapur na u tha se Piktori do na sundojë ‘ndershëm’ duke ardhur në pushtet me ndihmën e ‘aleancës së qelbësirave’?!

Dhe pasi erdhi në pushtet dhe e shpalli shtetin pronë të veten, ai shkoi përtej kësaj dhe na dëshmoi se nuk ka njeri që nuk blihet, por vetën nëse nuk ia gabon çmimin. E kur jemi të çmimet, kuptohet se ai i të huajve është shumëfish më i lartë se i mendimtarëve shqiptarë që debatojnë nëpër mediat e ‘pavarura’ të Tiranës.

Pasi pra erdhi në pushtet dhe i mbushi xhepat e ‘Rilindjes’ me miliona euro, ai doli në tregun ku shiten e blihen elitarë e njerëz të fuqishëm. Dhe aty gjeti edhe shumë nga ata që kanë ekzistuar gjithmonë: të huaj me ndikim që shiten e blihen, të cilët të mësojnë si ta duash dhe mbrosh atdheun tënd, por ndërkohë duke i ndihmuar ‘blerësit’ e tyre – qeveritarët hajdutë që e rrënojnë atë.

Modifikuar më E mërkurë, 24 Prill 2024 17:22
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...