Cirku i turpshëm i Kushtetueses me mandatin e Olta Xhaçkës

Premte, 12 July 2024 18:05
 

Gjykata Kushtetuese u duk sikur mori më në fund një vendim kundër rilindjes, por e gjitha është në fakt vetëm një iluzion. Gjyqtarët e saj hodhën poshtë votimin e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur Olta Xhaçkën, duke mos dërguar për shqyriim konfiktin e saj të interesit. Në prill, socialistët ngritën kartonat kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i kërkonte që të dërgonte për interpretim në këtë gjykatë mandatin e ish ministres Xhaçka, bashkëshorti i së cilës u shpall investitor strategjik nga qeveria. 

Me  vendimin e fundit kushtetuesja vendosi që të “detyrojë” Kuvendin që të rivotojë “pa vonesë” për dërgimin e mandatit të Xhaçkës për interpretim pranë këtij organi.

Por sado kurajoz të duket pamje të parë ky vendim, ai nuk është asgjë më tepër se ajo shprehja popullore e larjes së njërës jashqitjeje me tjetrën. 

Sepse, në shkurt 2023, kur e pati në dorë të shprehej nëse Xhaçka duhej ta humbiste mandatin, apo i takonte ta mbante atë, gjyqtarët u fshehën si skuthë duke mos marrë vendim.

Edhe atëhere shumica socialiste në parlament refuzoi ta dërgonte në Kushteuese shqyrtimin e mandatit të Xhaçkës. Kjo gjë e ndau opozitën dikur të përçarë në dy kampe. Grupimi më i madh, ai i Sali Berishës që arriti të mbledhë 28 nënshkrime deputetësh (1/5 e Parlamentit), kërkoi dy gjëra: shpalljen anti-kushtetues të refuzimit të Parlamentit dhe mbi të gjitha shqyrtimin thelbësor të çështjes, nëse Olta Xhaçka mund ta mbante edhe më tej mandatin e deputetit.

Nga ana tjetër, 14 deputetë të grupit Alibeaj-Basha, iu shmangën thelbit të çështjes, duke i kërkuar Gjykatës Kushtetuese që ta detyronte parlamentin për të dërguar pranë saj qëndrimin e minorancës për mandatin e Xhaçkës. 

Natyrisht, askush nuk kishte dyshime se kjo Gjykatë Kushtetuese, e pjellë nga një reformë pocaqi dhe e politizuar deri në skaj, do kishte këllqe të digjte një deputete të shumicës, aq më tepër që, në atë kohë, ajo qe dhe ministre e kabinetit Rama. Prandaj për ti bishtnuar thelbit të çështjes, Kushtetuesja përdori si pretekst qasjen që zgjodhën 14 deputetët e grupit Alibeaj-Basha. Ajo  bëri sikur i dha atyre të drejtë, i’a ktheu çështjen parlamentit për ta detyruar atë që ti përcjellë mendimin e pakicës, gjykatës. 

Por duke bërë këtë ajo refuzoi të shqyrtojë kërkesën e grupimit Berishist që përbënte thelbin e çështjes: A mund ta mbajë mandatin e deputetit një ministre në konflikt interesi, që ka përfituar avantazhe biznesi dhe benefice publike nga vendimet e qeverisë ku bën pjesë.

Ky vendim i votuar në shumkcë nga Vitore Tusha, Ilir Toska, Gent Ibrahimi, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji e Marjana Semimi, polli gjithë peripecitë e tanishme që çështja nuk mer rrugë edhe pas më shumë se dy vitesh dhe kushtetuesja nuk merr dot vendim për Xhaçkën, pasi më parë votoi për të tkurrur kopetencat e saj. Që athere juristë me emër denoncuan faktin se vendimi kishte si qëllim sorrollatjen dhe koha e provoi këtë. Ishte kushtetuesja që i ngriti topin ramistëve për të votuar kundër vendimeve të saj. Dhe tani, me vendimin e fundit, ajo do të arrnojë precedentin që ka vendosur vetë, duke hedhur poshtë votimin e deputetëve socialistë ‘Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese’ të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë’.

Kryetarja e kësaj gjykate, Olta Zaçaj, duke lexuar këtë vendim tha se “në kuadër të kësaj vendimmarrjeje, Gjykata thekson se Kuvendi mbart detyrimin për ekzekutimin pa vonesë të këtij vendimi”.

Por sado e rëndë të duket kjo, pra që merret një vendim kundër një parlamenti që sfidon Gjykatën Kushtetuese të vendit, thelbi është tjetër kund. Sepse janë gjyqtarët kushtetues ata që u bënë dy vite e ca më parë mburojë të ish ministres dhe tani s’po bëjnë gjë tjetër veçse po mundohen të mbulojnë skandalin që pollën vetë. Fakti i pamohueshëm është se prej tre vjetësh, me anë të procedurave u shmang një vendim pro ose kundër Olta Xhaçkës.

Modifikuar më Premte, 12 July 2024 18:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...