Keni arritje, por vetëm për familjen tuaj, zoti Rama

Tuesday, 01 May 2018 17:10

Nga Ilirian Demiri   

 

Mbledhja e Asamblesë së PS-së  evidentoi edhe një herë tjetër sat ë vështirë e kemi në shqiptarët të ngremë një shtet  tamam.   Mbledhja e kësaj asambleje na evidentoi se do të mbetemi edhe për shumë kohë  peng të gjysmë  shtetit,  duke treguar se aq dimë aq mundemi të ndërtojmë.

Vetë kryerilindasi Edi Rama u shpreh i acaruar për faktin se, deputetët  nuk janë zyra pune, as në mundësinë e në përgjegjësinë  të marrin përdore çdo njeri që ka problem në administratë  dhe t’ia zgjidhin  se është e pamundur”.  Sipas tij, “kryetarët socialistë  nuk kanë detyrë të merren  me punësime, apo të kryejnë  rolin e ndërmjetësit, sepse njerëzit  nuk janë qorra e shurdh”.

Fjalët e kryerilindasit  na lanë pa fjalë sapo i dëgjuam. Na çuditën, pasi na u dukën si fjalët e thënë nga një vizitor i zbritur nga hëna. Pasi në këtë vend prej 28 mijë kilometrash katrore, të gjithë e dinë se, kjo klasë politike prej afro 30 vitesh ka mundur të ngrejë vetëm një gjysmë shteti, duke punësuar vetëm familjarët e saj.   

Socialistët duhet ta kenë të qartë se, I kanë zhgënjyer në një masë të madhe shqiptarët. Aq sa i kanë detyruar tashmë të vrapojnë e të gjejnë një mundësi për t’u larguar nga ky vend i qorollepsur nga një klasë idiote politike, nga një klasë politike që di të mendojë vetëm për familjen e saj. Aq sa qeverisja  arrogante e rilindësve na ka çuditur të gjithëve. Jo për reformat që duket sikur po i bëjnë. Po për varfërinë  e stërmadhe që na kanë sjellë në vatër.  Deri më sot, gjithçka e kenë bërë si ua ka dashur qejfi, pa na pyetur  as për be,  ne të tjerëve. Dhe jeni krenuar vetëm për varfërinë në rritje që na keni sjellë përmes pasurimit të përditshëm të familjes suaj. “Kjo është e vërteta”,- zoti Kryeministër.

Ju rilindësit, jeni bërë aq të padurueshëm dhe mashtrues sa edhe në këtë takim  të familjes suaj vetëm atë na treguat. Kështu na çuditi  edhe  mësuesi i anglishtes, Ministri I Ekonomisë  dhe Financave Arben Ahmetaj  kur foli me aq shumë patos  për rritjen e pandërprerë ekonomike. Një pohim të tillë në këtë Shqipëri, vetëm budallenjtë si Arbeni juaj  mund ta pranojnë.  Pasi varfëria, ne shumicës së shqiptarëve, na ka kapur për fyti  sa nuk di të na lëshojë. Ndaj ta vlerësosh  vitin 2017  si vitin më të suksesshëm  për ekonominë  shqiptare, është më shumë se një budallallëk  me brirë. Sepse po të jetë i vërtetë ky pohimi i Arbenit, pse shqiptarët vazhdojnë të zënë  vendet e para në kërkesën për azil ? Aq sa në jo pak raste ua kalojmë edhe sirianëve të zhytur në një luftë civile prej 7 vjetësh?. Rritje ekonomike  që rrit varfërinë për shumicën  e njeh vetëm Arbeni i anglishtes.  

E vërteta është se, kur hymë  në demokraci, hymë me shumë shpresa  për një jetë më të mirë. Për veten dhe brezat e ardhshëm.  Ëndërruam se vendi ynë  do t’u ngjajnë vendeve të Evropës.  Ëndërruam shumë, por …  Ëndërrta tona mbetën “ëndrra  në sirtar”.  Sa sot shqiptarët nuk i besojnë  më ndokujt. Ose u besojnë, sa  u besohet ëndrrave. Sepse sot, shumica  e shqiptarëve është  krejtësisht e traumatizuar nga çfarë po na bëjnë  një grup i vogël oligarkësh, çfarë po na bën  familja e pashpirt që qëndron pa luajtur vendit  në  pushtet  prej afro 30 vitesh. Kjo ka bërë që tashmë të na humbasë krejtësisht shpresa  për një jetë më të mirë në vendin e të parëve.  Ndaj dhe kemi nisur t’ua  japim këmbëve ku të mundim.  Sepse ne e dimë. Është një familje në këmbë që  na jep frerët si të ecim. Ndaj  kryeministri Edi Rama ka krejtësisht të drejtë  kur thotë buzagaz se, “kemi mjaft arritje”. Arritjet e rilindësve janë të mëdha. Vetëm janë arritje për familjen në pushtet. Për shqiptarët e tjerë  ka rritje, bile të mëdha,  vetëm në nivelin e varfërisë. Familjen ne shqiptarët e mbetur ende pa u larguar do ta votojmë sërish pa bërë zë. Ashtu siç e kemi votuar në këto afro 30 vjet. E votojmë  pa e pyetur të paktën, sepse e dimë ata nuk do të na përgjigjet gjithsesi.  Çfarë na realizove  nga premtimet e deritanishme?.Ajo si mësuesi i anglishtes do të gjejnë një përgjigje ndoshta. Por pa na treguar të vërtetën se pse,  të gjitha zyrat shtetërore janë zaptuar  nga  pjesëtarët e familjes, edhe pse janë  gjysmanalfabetë. Pa i pyetur se pse  të gjithë shqiptarët kërkojnë të ikin nga ky vend, pasi e vlerësojnë si “vend i nemur”. Pse e kthyen në  “vend të nemur” këtë “kopsht   të bukur”, - siç e vlerësojnë miqtë tanë.  Të paktën një herë t’u japim përgjigjen e duhur oligarkëve të pashpirt. Që rrezet e diellit  të nisin të flakërojnë  mbi këtë  Shqipëri  që një grup oligarkësh dhe një pushtet i familjes e kanë zënë  përfundoi prej afro vitesh.

Kryeministër, kryetar Partie, President, apo çfarë të jesh. Mendon vetëm një ditë  për gjithë shqiptarët. Por jo t’i mashtrosh po, t’u tregosh pak nga ato të vërteta që së  bashku i keni fshehur prej afro 30 viteve. Ashtu siç po vazhdoni t’i fshehin  sot e gjithë ditën. Me një rezultante: varfërim i tejskajshëm i shumicës së shqiptarëve.

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 17:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...