Pse sulmohen gazetarët në Malin e Zi

Diel, 13 May 2018 09:55

Nga Dragoslav Dedović

Para pak ditësh u qëllua gazetarja Olivera Lakić e gazetës „Vijesit“, një medieje partnere të Deutsche Welles në Malin e Zi. Opozita e media të tjera akuzojnë presidentin Gjukanoviç se ka përgatitur terrenin për sulmin.
Mediat qeveritare vetëm sa e dhanë ftohtë lajmin se një person me emrin O.L. është qëlluar me armë për arsye të paditura. Por fakt është që në afërsi të banesës së saj në kryeqytetin malazez Podgoricë u qëllua në këmbën e djathtë gazetarja Olivera Lakić, e gazetës „Vijesti". Nuk të habit mungesa e empatisë. Vetëm para një muaji, presidenti Gjukanoviç e cilësoi gazetën „Vijesti" si një gazetë që përhap „ide fashiste".
Sulmet ndjekin një model
Themeluesi e bashkëpronari  i "Vijesti"-t, Željko Ivanović tha për Deutsche Wellen se arsyeja e vërtetë e fyerjeve të tilla janë hulumtimet e tyre për korrupsion dhe kriminalitetin e organizuar. 25 sulme ndaj gazetarëve dhe gazetës së tij ka pasur, të gjitha sipas një modeli. Fillimisht shan Gjukanoviçi gazetën, pastaj vijnë sulmet.
Për sa kohë Gjukanoviç është zot dhe mbret", thotë Ivanović, "gazeta si një nga mediat më të besueshme në Malin e Zi dhe rajon do të vuajë. Sepse të gjitha grupet kriminale për të cilët ne shkruajmë e që organizojnë këto sulme mbeten të mbrojtur dhe të paprekur."
Olivera Lakić u sulmua edhe para 6 vjetësh nga një person aq keq, saqë duhej të shtrohej në spital, ky sulm me gjasa për shkak të hulumtimeve për kriminalitetin në industrinë e duhanit. Autori u arrestua dhe dënua, por porositësit jo. Kërcënimet ndaj gazetares nuk kanë ndalur. Ajo duhej të jetonte 31 muaj nën mbrojtjen e policisë.
Një jetë, të cilën e njeh edhe gazetari Tufik Softic. Në vitin 2007 edhe ai u sulmua nga dy persona të maskuar para shtëpisë së tij në Berani. Më parë ai kishte shkruar për gazetën Vijesti dhe gazetën javore kritike ndaj qeverisë, Monitor. Në vitin 2013 u vendos lëndë shpërthyese para shtëpisë së tij. Rasti nuk është zbardhur.
Softic thotë për Deutsche Wellen se në 3 dekadat afërsisht, ku Milo Gjukanoviç është njeriu më i fortë në Malin e Zi ka pasur mjaft sulme ndaj gazetarëve. Asnjë rast nuk është zbardhur deri në fund, sidomos ato që kanë sfond politik apo kriminal. „Në Malin e Zit mafia dhe shteti janë rritur së bashku dhe kufiri mes tyre nuk është më i dallueshëm. Politikanët ngrihen kundër mediave kritike. Shembull është pretendimi i Gjukanoviçit se „Vijesti" është fashiste. Kjo i nxit kriminelët të përsërisht sulmet pa u ndëshkuar. Si mund të ndjehemi Olivera dhe unë të sigurtë në Malin e Zi", pyet Softic. Në renditjen e lirisë së shtypit të „Reporterëve pa kufij", Mali i Zi zë vendin e 103 nga 180 shtete
I pasuri dhe aleati i perëndimit
Revista „Forbes" e ka paraqitur Milo Gjukanoviçin disa herë si një nga politikanët më të pasur të Europës. Vëllai i tij Aco, motra Ana Kolarevic dhe ai zotërojnë sipas disa llogaritjeve 136 milionë euro, një pasuri e madhe për një vend të varfër në anë të Adriatikut me gjysmë milioni banorë. Gjukanoviç që në të shkuarën ka qenë përfolur shumë për kontrabandën e cigareve në stil të gjerë, është njëkohësisht edhe garantuesi politik i lidhjes së Malit të Zi me Perëndimin. Pavarësia e vendit, anëtarësimi në NATO si edhe pritja për në BE janë vepra të Gjukanoviçit. Kritikët e tij thonë, se perëndimi sakrifikon vlerat e tij në emër të interesave gjeopolitike.
Në këtë rast BE është bashkëfajtore për sulmet kundër gazetarëve për shkak të mosofrimit të ndihmës, thotë Željko Ivanović. Por ai beson koha e pandëshkueshmërisë në Malin e Zi një ditë do të marrë fund. Deri atë ditë ai dhe kolegët e tij duhet të durojnë. Si për shembull mospërzierjen cinike të BE, kur e ngarkuara për politikën e Jashtme, Federica Mogherini e pret Gjukanoviçin në Bruksel dhe e lëvdon për „vlerat e tij europiane dhe përpjekjet për progesin e Malit të Zi drejt BE." Ivanović thotë se gazetarët kthehen në vendin e tij në tabelë qitjeje, për sa kohë që BE reagimet e saj i mbështet vetëm në shprehjen e solidaritetit dhe shpresës se institucionet përkatëse do të gjejnë autorët dhe ideuesit e sulmeve.
Deutsche Welle punon me gazetën "Vijesti" nga viti 2016. Dragoslav Dedović shkruan një kolumnë javore që botohet njëkohësisht në të dyja mediat.

Modifikuar më Diel, 13 May 2018 14:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...