Nga Fahri Balliu
Më në fund ndaj ish ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, u mor një masë, por kjo nuk ishte ajo që do ta çonte atje ku duhej, por në një regjim shtrati, i njëjtë me ata që rehabilitohen për çështje të tjera. Arresti në regjim shtëpie, u paralajmërua më parë edhe nga kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, zj.Monika Kryemadhi. Kujdesi që po tregohet dhe mbrojtja e tij nga Rama, Balla, etj, tregojmë se nuk jemi përpara një personi të vetëm, por me një grup të strukturuar kriminal. Kriminalizimi i vendit dhe droga, janë krime kundër njerëzimit me pasoja mjaft të rënda dhe afatgjata. Prandaj,masa ndaj Tahirit nuk është gjë tjetër veçse një kujdes shëndetësor ndaj tij për të shmangur arrestimin e për ta bashkuar atë me shokët e tjerë të organizatës si Habilajt, Seitajt, etj.