Redaksionale
Prej një jave PD-ja ka nisur denoncimet për vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, për të cilin ka publikuar dokumente se është i përfshirë dhe i dënuar në trafikun e drogës.
Po këto ditë, në skenë është shfaqur edhe historia e trafikut të drogës të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, ku Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’.
Në kulmin e këtij debati, Edi Rama ka gjetur kohë për të shkuar në Itali, për të promovuar përkthimin e librit të tij ‘Kurban’.
Edhe atje u prit me protesta nga të rinjtë, të cilët dolën më pankarta në duar ku kërkonin llogari për mos arrestimin e vëllait të Xhafajt si dhe për gjendjen e krimit dhe të kanabisit në Shqipëri.
Kur situata është tensionuar, kur nga ana tjetër, çelja e negociatave duket e pamundur, Rama shkon dhe promovon e librin e tij ‘Kurban’.
Shqipëria tashmë është shndërruar në arenë bandash dhe po bëhet gjithnjë edhe më shumë pjesë e trafikut të drogave të forta.
Rama është më shumë se 5 vite në krye të qeverisë shqiptare, por të vetmen gjë që ka bërë është varfëri i qytetarëve.
Ai di shumë mirë sesi të vjedhësh shqiptarët, është mjeshtër po ashtu në krijimin e bandave, madje duke i futur edhe në Parlament.
Për të fshehur të gjitha këto, ai bën sikur nuk ka ndodhur asgjë. I hipën avionit dhe ikën në Itali për të promovuar librin ‘Kurban’, emër që i shkon shumë mirë situatës në vendin tonë, kur Rama e ka bërë kurban Shqipërinë për interesat e veta. /55News.al/