Nga Sali Berisha
Sulmet e opozitës po çojnë mafien qeveritare të Shqipërisë me në krye Edi Ramën drejt agonisë!
Këto javë, familjet mafioze Tahiri dhe Xhafa kanë mprehur hanxharët dhe po i vërsulen njëra-tjetrës në të gjitha nivelet për qërim hesapesh? Në një betejë për jetë a vdekje. Në pozicione rreth tyre janë rreshtuar narkozyrtarë, narkodeputetë, narkogazetarë, narkoprokurorë dhe narkogjykatës, baronë droge, kumbarë dhe ndrikulla, vrasës e trafikantë etj etj.
Ata, nga mëngjesi deri në mesnatë vringëllojnë kundër njëri-tjetrit të gjitha llojet e armëve. E tronditur deri në palcë është super familja mafioze Rama. Skllave e dosjeve fatale të kokainës dhe lidhjeve të shumëllojta mafioze të saj dhe vëllazërisë së oligarkëve të saj, ajo, në përpjekje për të larë duart me dy familjet mafioze ministrore, hedh gurin dhe fsheh dorën.
Kështu, në një rast me Gjushin e tij përhap lajme se dëshmi tronditëse të përtej detit zhysin Tahirin pesë pashë nën tokë, nga ana tjetër i dërgon atij me orë të tëra në shtëpi oligarkun, anëtarin e vëllazërisë dhe hijen e Olsit, famozin Gaz Rama! Ndaj familjes tjetër mafioze, kryekumbar Edvini mban qëndrim të njëjtë. Ai, nga njëra anë nuk ia ndan nga zyra për mbështetje Don Agaçion, refuzon dorëheqjen e Faqeziut që ka përdhosur të gjitha ligjet e vendit për të mbrojtur vëlla Agronin, ka bllokuar ekstradimin e tij për të vuajtur dënimin në Itali, ka falsifikuar ligjin në mënyrë që kumbarë Agroni të mos vuajë dënimin as në Shqipëri por të vazhdojë i mbrojtur trafiqet me fitime përrallore dhe ka bllokuar ligjin antimafia për të mbrojtur pasuritë përrallore të familjes mafioze Xhafa.
Nga ana tjetër, për të larë duart me Fatziun, që pa e pyetur Ramën ekstradoi Nazerin në Itali dhe nga mëngjesi gjer në darkë jep informata për lidhjet e familjes super mafioze Rama me drogën, trafiqet dhe krimin, don Edvini me narkozyrtarët e tij nxjerr në tregun e thashethemeve perandorinë e pasurive të pakufishme të patundshme në Tiranë, Vlorë, Durrës, Korçë të bazuara mbi drogën të vëllezërve, kunetërve, ortakëve të familjes mafioze Xhafa.
Të dashur miq, Shqipëria është në udhëkryqin e saj më të rrezikshëm të një përleshjeje në nivelet më të larta për qërim hesapesh midis familjeve mafioze të qeveritarëve të narkoshtetit shqiptar.
Kjo situatë kritike është thirrje nga shpirti i çdo qytetari të ndershëm të këtij vendi që të ngrihemi dhe të marrim në dorë fatet tona dhe të flakim me uraganin tonë kalbësirat e mafies, kumbarëve, familjeve ministrore mafioze me në krye Edvin Kristaq Ramën!