Fundi i marrëveshjes me Iranin, fundi i establishmentit të vjetër

Tuesday, 22 May 2018 20:20

Mbetet për t'u parë nëse Ballkani Perëndimor dhe sidomos dy vendet e tij, Shqipëria e Maqedonia, ishin bastet e fundit.

Fjalimi i parë i Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo sot në Heritage Foundation ishte një fjalim tërësisht i një rëndësie strategjike për mbarë planetin.

Edhe pse i gjithë fjalimi i tij u përqendrua në Marrëveshjen për Iranin të administratës Obama, marrëveshje e cila për Sekretarin e Shtetit ishte një bast i Obames, në këtë fjalim gjenden të gjitha linjat kryesore mbi të cilat do eci politika e jashtme amerikane.Screenshot_1.png  Mike Pompeo

Nisur nga mesazhi qe ai dha për këtë Marrëveshje, e cila sipas tij ka shkaktuar jo vetëm probleme por dhe dhimbje tek qytetarët e Lindjes së mesme, kuptohet qartë që ai mesazh do të prekte rajone të tëra të planetit me rendësi për SHBA.

Mike Pompeo sot pati fjalimin e tij të parë si Sekretar Shteti por të mos harrojmë se nga cila detyrë vjen ai: Drejtor i CIA. Background i tij, dhe vetë bazat e politikës së jashtme amerikane të hedhura nga administrata e presidentit Trump janë një kombinim tejet i fuqishëm, por mbi të gjitha, janë një kthesë e madhe në politikën amerikane me një ndryshim të thellë nga administrata Obama. Marrëveshja për Iranin ishte premtim i mbajtur nga ana e presidentit Trump, por nga ana tjetër për Sekretarin e Shtetit ishte vizioni, filozofia politike e strategjike mbi të cilën ai do të drejtojë Departamentin amerikan të Shtetit.

Gjatë gjithë fjalimit të tij, sheh disa reminishenca të holla por të rëndësishme të fjalimit të presidentit Donald Traump ditën e inaugurimit të tij në 20 janar 2017, ku u shpreh qartësisht që kishte ardhur koha për largimin e establishmentit të vjetër në politikën amerikane. Nuk ishte çështja këtu për moshën, as të Barack Obames, por të atij establishmenti që e zgjodhi atë për të qenë fytyra e një filozofie politike, për të cilën Presidentit Trump ishte i qartë që në fjalimin e inaugurimit e tashmë i kthyer në realitet gjeostrategjik në mbarë botën.

Në Heritage Foundation, në shkurt 2017, është deklaruar së tashmë ka nisur një luftë e ashpër mes së majtës dhe së djathtës.

Kryetari i 50 i Kongresit Amerikan Newt Gingrich, një konservator me peshë e influencë në jetën mediatike e politike amerikane, deklaroi: “Ka nisur një luftë mes së majtës dhe të djathtës.  Establishmenti i vjetër i politikes në SHBA sot ka humbur.”170112_Gingrich_Bretz-1250x650.jpg

Newt Gingrich

Ishte kjo një tezë e rëndësishme, një vizion krejt tjetër i një administrate të re që po vinte, filozofia e së cilës nuk përputhej në asnjë aspekt as të politikes së jashtme e as saj brenda SHBA, me establishmentin e vjetër.

Dhe shenjat e para erdhën. Për herë të parë, George Soros, jo vetëm me financa, jo vetëm me NGO, por me foto e prezencën e tij, humbi përballë njeriut simbol të konservatorizmit sot në Europë, Victor Orban.

Fjalimi i sotëm i Sekretarit të Shtetit, ishte një platformë mbi të cilën Departamenti i Shtetit do të mbështetet në punën e tij, duke lenë pas establishmentin e vjetër. Dhe filozofia e basteve e këtij establishmenti mori fund. Mbetet për tu parë nëse Ballkani Perëndimor dhe sidomos dy vendet e tij Shqipëria e Maqedonia, ishin bastet e fundit.

/Redaksionale-55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 22 May 2018 20:20
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...