Redaksionale
Kur Lulzim Basha largoi protestuesit nga përplasja në Ministrin e Brendshme reagime të ndryshme erdhën nga palë të ndryshme.
Me një popull të revoltuar, i mbledhur me mijëra para Ministrisë së Brendshëm, i gatshëm për të bërë gjithçka, çdo lider tjetër opozite do ta kishte shfrytëzuar këtë situatë.
Por Lulzim Basha nuk lejoi përleshje. Dhe tregoi përgjegjshmërinë e një lideri të vërtetë në një situatë shumë delikate.
Ndryshe nga ajo që donte qeveria dhe mediat vampire të saj, Basha nuk lejoi dhunë dhe kaq. Edhe kur kryeredaktori i gazetës së partisë që ai drejton u dhunua rëndë.
Në asnjë vend të familjes së vlerave evropiane ku aspirojmë të shkojmë opozita nuk gjeneron dhunë por alternativë. Dhe Basha e shpalosi alternativën e tij, në fjalimin historik që mbajti gjatë protestës.
Ai tregoi edhe një herë se vendi e ka alternativën e vërtetë qeverisëse. Një alternative qytetare dhe evropiane, alternativa që më në fund do të mbyllë tranzicionin rraskapitës që po kalon ky vend. /55news.al/