“Operacioni i përgjimit të Bashës, antikushtetues dhe kriminal”

Premte, 01 June 2018 13:40

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, në një deklaratë për mediat nga Selia e PD është shprehur se ka pasur një operacioni klandestin të ndjekjes dhe përgjimit 24 orë të kryetarit të opozitës dhe familjes së tij.  “Është operacion i paligjshëm, antikushtetues dhe kriminal”, tha Spaho.

Deklarata e plotë

Operacioni klandestin është konceptuar dhe zbatuar nga Fatmir Xhafaj, ish-hetuesi i dhunshëm i komunizmit, me urdhër të Edi Ramës.

Ndjekja dhe përgjimi i kryetarit të opozitës bëhet për interesa kriminale. Në këtë operacion Rama dhe Xhafaj po përdorin strukturat e policisë që janë krijuar dhe kanë për qëllim të gjurmojnë dhe luftojnë krimin dhe drogën për të gjurmuar dhe luftuar ata që denoncojnë krimin dhe drogën.

Ky operacion dëshmon se qeveria funksion si një pushtet privat kriminal në mbrojtje të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar ku janë përfshirë drejtuesit më të lartë të qeverisë.

Këto operacione klandestine kriminale kanë garancinë e mbrojtjes nga prokuria politike e drejtuar nga Arta Marku, përfaqësuesja dhe shërbëtorja politike e dyshes Rama-Xhafaj. Këto veprime kriminale kanë garancinë e mosndëshkimit si rezultat i shkatërrimit të Gjykatës Kushtetuese, paralizimit të plotë të Gjykatës së Lartë dhe kontrollit të plotë mbi sistemin e drejtësisë nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Në këto kushte, Shqipëria është sot është në një gjendje ku jeta, liria, prona dhe e drejta e çdo qytetari janë të rrezikuara nga krimi që mbrohet nga shteti.

Gjendja e lirisë, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë në vend do të bëhet edhe më e rëndë pasi, për të mbrojtur lidhjet dhe përfshirjen e tyre kriminale në trafikun e drogës, dyshja Rama-Xhafaj do të vazhdojë të kryejë krime të tjera ndaj kujtdo që bëhet pengesë për ta.

Prandaj, sot më shumë se dje, është e domosdoshme që Fatmir Xhafaj të largohet për t’i hapur rrugën dekriminalizimit të vërtetë të Policisë së Shtetit, e cila është kthyer nga një strukturë private e vëllezërve Habilaj në një strukturë private të vëllezërve Xhafaj.

Sot, është më e domosdoshme se kurrë që Reforma në Drejtësi të kthehet në binarët kushtetues, për ta çliruar drejtësinë nga kapja që i ka bërë Edi Rama dhe, përmes tij, krimi i organizuar.

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 13:47

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...