Ish-ministri i Jashtëm: Protesta dobëson ministrin e Brendshëm, jo negociatat, Rama luan bllofin

Premte, 01 June 2018 18:56

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj foli sot për pikë vështrimin e tij në lidhje me protestën e opozitës të shtunën që lamë pas si dhe mundësinë e çeljes së negociatave.

Mustafaj, i ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, tha se cilësia e protestës së opozitës meriton përgëzime e sipas tij e ka bërë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, moralisht më të dobët.

“Protesta është një tregues që matet forca e pakënaqësisë, po jo forca e shpresës. Cilësia e protestës meriton përgëzime, ishte një protestë e organizuar mirë, ku kishte dhe show brenda, me parullat e pikturat. Moralisht ministri i Brendshëm është më i dobët pas kësaj proteste. Nuk e di si e lexon Xhafaj këtë.

Duhet të provohen figurat e ndryshme të opozitës apo dhe vetë liderit sa kanë aftësi artikuluese e propozimeve që sjell, se një opozitë që vetëm denoncon kthehet në sindikatë. Më vjen mirë që opozita nuk e braktis parlamentin, kam qenë kundër karrigeve bosh gjithmonë. Besoj se opozita do ta vijojë betejën në Kuvend.

Çdo kryeministër ka nevojë për reflektim, sa herë bëhen protesta, se nuk bëhen kot. Opozita është aq e vendosur në llogoren e vet, sa që nuk bën kompromis,” u shpreh Mustafaj.

Për braktisje e  kuvendit nga pozita, Mustafaj u shpreh se po ndodhi kjo gjë kush do mbetet në parlament pastaj, “Është gjë që nuk ndodh, është një nga teatret absurde që bën Edi Rama. Se po iku dhe pozita kush mbetet në parlament.”

Ndërsa i pyetur në lidhje me skenarët e opozitës ai tha se nuk i njeh, “Nuk i njoh skenarët e opozitës, por do ishte gabim të ndodhnin skenarë më të tendosura se këto. Kriticizmi i opozitës nuk i bën keq çeljes së negociatave. Opozita nuk po bëhet pengesë për negociatat, e ka bërë detyrën e vetë përpara parlamentit. Të gjitha tentativat që bën kryeministri që ta njollosë opozitës si penguese të çeljes së negociatave, janë blofe.”

Për sa i përket qëndrimit të vendeve të huaja për Shqipërinë, Mustafaj tha se Rama është duke bërë lobing në 27 vende, por kjo mënyrë për ish-ministrin është e gabuar.

“Janë 27 vende, unë besoj se Rama po bën lobing në maksimum duke u përfshirë vetë, gjë që për mua është e gabuar. Është energji suplementare e harxhuar, lobimi bëhet edhe nëpërmjet ambasadave. Ai po harxhon shumë energji pa nevojë. Ministria e Jashtme dhe qeveria kanë info për secilin vend dhe se ku janë ngecjet. Kam qenë gjithnjë i bindur se duheshin çelur negociatat. Do të ishte kohë e fituar. Është dhe një mundësi në dhjetor. Po meqë janë zgjedhjet në parlamentin europian pak pas dhjetorit, nëse tani janë pak vende që janë në mëdyshje për hapjen e negociatave, në dhjetor mund të ketë 15 vende skepktike.” mbaroi fjalën e tij Mustafaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...