×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

PD ka fakte që Basha është survejuar 24 orë në 24

Premte, 01 June 2018 18:59

Këshilltari ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur në lidhje me lajmet se kryetari Basha dhe familjarët e tij janë mbajtur nën vëzhgim nga policia. I ftuar në ‘Fax News’, Bardhi sqaroi se urdhëruesi i këtij akti të paligjshëm është kryeministri Rama dhe Ministri i Brendshëm Xhafaj.

“Policia e ka mohuar, por nuk presim që të pohojë, pasi ky është një akti i dënueshëm penalisht. Për këtë duhet të kishte reagur dhe Prokuroria e Përgjithshme. Unë mund të konfirmoj se lajmi është i vërtetë, kryetari i opozitës dhe familjarët e tij të afërt gjatë këtyre ditëve kanë qenë nën survejim 24 orë në 24 nga kjo strukturë e policisë së shtetit. Urdhëruesi i këtij akti të paligjshëm është kreyministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm. Të dhënat tona flasin që janë nga punojnës të forcës opoeracionale të një strukturës në policinë e shtetit.”

Ndërkohë që për sa i përket vizitës së deputetëve Enkelejd Alibeaj, Edi Paloka dhe Flamur Noka kanë që bërë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit gjatë ditës së sotme, Bardhi u shpreh se qëllimi i vizitës ka qenë të paralajmërjonë drejtorin aktual të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që do të mbajë përgjegjësi për çdo paligjishmëri që po kryen në Policinë e Shtetit.

“Takimi i  zyrtarëve të PD nuk ka qenë për një konfirmim. Ka qenë një shkuarje e tre deputetëve  tek drejtori i Policisë së Shtetit ku i është bërë i qartë qëndrimi i Partisë Demokratike se ai personalisht dhe secili prej urdhëruesve, që në rastin konkret kanë dhënë urdhër për të survejuar 24 orë në 24 kryetarin e opozitës, do të përgjigjen dhe do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe personale ndaj këtij akti të paligjshëm”, pohoi Bardhi.

Sakaq, ai shtoi se lëvizje të tilla të cënojnë në mënyrë flagrante të drejtat dhe liritë themelore të individit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...