×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Berisha: Futja e narkopolicisë në shkolla, rast i pashembullt në botë!

Premte, 01 June 2018 20:07

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla nënshkruan marrëveshjen për shtrirjen e projektit të Oficerëve të Sigurisë, në të gjitha shkollat e mesme të Shqipërisë që prej shtatorit të 2018.

 Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar  të fëlliqur këtë marrëveshje.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha tjotë se kjo gjë nuk ka ekzistuar as në kohën e diktaturës.

“Ky akt kriminal dhe shkatërrimtar për arsimin tonë, që synon të kriminalizojë nxënësit tanë, është i pashembullt edhe në vendet diktatoriale dhe duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe.”, shkruan Berisha.

Sipas tij me anë të kësaj marrëveshjeje synohet rekrutimi i të rinjve he të rejave që të spiunojnë shokët dhe familjarët e tyre. ai i ka bërë thirrje nxënësve që të mos lejojnë këtë skandal që të ndodhë.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Futja e narkopolicisë në shkolla, rast i pashembullt në botë!

Të dashur miq, sot Xhafa i drogës dhe ndrikull Vila firmosën njërën nga marrëveshjet më të fëlliqura dhe më kriminale në historinë e shtetit shqiptar, dhe të paprecedent në historinë e botës; emërimin e të plotfuqishmëve në shkolla, gjë që nuk ka ekzistuar as gjatë diktaturës hoxhiste si dhe vendosjen e shkollave të mesme të vendit nën kontrollin policesk.

Detyra kryesore e të plotfuqishmëve oficerë narkopolicie që do emërohen për të gjitha shkollat e mesme ka si qëllim kryesor ngritjen e rrjeteve agjenturore të policisë kriminale, rekrutimin e djemve dhe vajzave për të spiunuar njëri tjetrin por edhe familjet dhe shoqërinë tyre.

Ky akt kriminal dhe shkatërrimtar për arsimin tonë, që synon të kriminalizojë nxënësit tanë, është i pashembullt edhe në vendet diktatoriale dhe duhet dënuar me ashpërsinë më të madhe.

U bëj thirrje nxënësve, mësuesve dhe prindërve të ngrihen me forcën më të madhe dhe të mos lejojnë që banditë me uniformë, trafikantë të damkosur dhe perversë partiake të vënë dorë mbi fatin e fëmijëve të tyre.

U bëj thirrje të rejave dhe të rinjve mos lejoni kurrë që në territorin e shkollës tuaj të shkelin banditë me uniformë që vijnë aty me qëllimet më të ulta çnjerëzore për t’ju rekrutuar ju që të spiunoni njëri tjetrin dhe familjet tuaja në interes të një rregjimi të diskretituar dhe damkosur nga e gjithë bota! sb

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...