×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

RamBabale apo Kryebabale Rama

Premte, 01 June 2018 20:16

Babalja është personazhi i muajit, jo për shkak të epitetit krahinor (vlonjat), por për guximin për të zbuluar para shqiptarëve se kush e drejton postin më të rendësishëm të qeverisë, Ministrinë e Brendshme. Ai guxoi dhe u vërtetoi shqiptarëve thashethemet që bëheshin në tavolinat e politikbërësve. Ai i njohu shqiptarët me vëllain e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agronin. Ky i fundit një i dënuar në Itali si trafikant dhe më e rendësishmja që me petkun e vëllait të Ministrit të Brendshëm drejtonte deri pak ditësh (ditën kur Fatmiri e hipi në avion drejt burgut në Itali) trafikut e kanabisit nga Shqipëria drejt Italisë.

Këto janë meritat e Babales. Për veten e tij Babalja është Albert Veliu, një ish-trafikant (bashkëpuntor në trafik me Geron-Agron Xhafajn). Për opozitën dhe shqiptarët është “dëshmitari x”. E ndërsa për kryeministrin Edi Rama, Babalja është Babalja.

Ende pa u vetë-identifikuar “dëshmitari x”, Rama mori në mbrojtje ministrin e tij. U tha shqiptarëve se nuk ka besueshmëri në audio-përgjimin e publikuar. Rama njohu karakterin e dëshmitarit nëpërmjet zërit. Pra, Rama u tha shqiptarëve se “dëshmitari x” është gënjeshtar, mashtrues, nuk i beson njeri.

Paskësaj, sërish ende pa u vetë-identifikuar “dëshmitari x”, në kërkim të tij u vu e gjithë policia. Se ku e kuptoi policia identitetin e dëshmitarit, kjo zyrtarisht ka mbetur enigmë, por në logjikë e gjen përgjigjen. Dëshmitarin e ka njohur personi që ka kryer bisedën. Ai është Agron Xhafaj.

Në media, “dëshmitari x”, filloi të njihej si Albert Veliu. Dhe pas publikimit të intervistës dhënë për gazetarin Jetmir Olldashi edhe shqiptarët u njohën me personazhin më të përfolur në media.

Rama nuk e kishte pritur këtë çast. Sigurisht që ai e njohu Babalen që në momentin kur u publikua audio-përgjimi. Nëpërmjet bisedave ai njohu tiparin e personazhit. Dhe këtë nuk e kishte të vështirë. Nuk po eksploronte në psiqikën e një të huaji, por psiqika e personazhit në audio-përgjim ishte shumë e njohur, i ngjasonte psiqikës së tij.

Babalja është person i marrë me kanabis, Rama është strategu i kanabizimit.

Babalja tani i ishte bashkuar Ramës (vetes së tij). Tiparet, bisedat, historia i ngjasonin me tiparet, bisedat dhe historitë e tij./ Redaksionale

Por sërish nuk mund të ishte diçka e barabartë midis kësaj ngjizje. Rama ka merita më të larta se Babalja. Nuk mund të jetë një ngjizje e tipit RamBabale.

Ndonëse kanabisi është e përbashkëta, rolet e tyre nuk janë të barabarta. Babalja është një ish-trafikant, shpërndarës. Ndërsa Rama është bosi i kanabisit. Nëse Babalja ka trafikuar “barishten”, siç edhe vetë ai pëlqen ta quajë, ka trafikuar barishten e kokës së kanabist (strategut të kanabizimit).

Nëse Babalja është një ish i penduar, Rama ende nuk është penduar. Nëse Babalja ka kryer burg, Rama ende nuk e ka kryer atë.  

Nëse Babalja njeh për bashkëpuntor Agron Xhafajn, Rama njeh vëllain e tij Fatmir Xhafajn për bashkëpuntor.

Nëse Babalja mori arratinë për t’i shpëtuar kërcënimeve, Rama qëndron ende në krye të fronit.

Pra, ngjizja “RamBabale” nuk mund të jetë në kushtet e barazisë. Babalja është i destinuar të mbetet thjesht Babale. E ndërsa Rama s’mund të jetë tjetër përveçse Kryebabale.

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 20:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...