"Listës së Ramës i shtohet një skandal tjetër, i dhuron Putinit naftën e Ballshit"

Saturday, 02 June 2018 10:28

Një portal italian ka shkruar se kryeministri Edi Rama po i dhuron naftën shqiptare presidentit rus Vladimir Putin.

Përmes një postimi në “facebook”, Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka thënë se “Rilindja” e Ramës tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.

Postimi i plotë:

Rilindja tashmë prodhon një skandal për të mbuluar një skandal më të madh.

Me Agronin (Gerondin) dhe Fatmirin, po fsheh marrëdhëniet me Vladimirin (Putinin)!

Takimet e Tij me misionarët Rusë të naftës, janë kulmi tjetër i skandalit. Dhe me kë, pa! Me Rusët e Putinit!

Nuk lë rast pa na shurdhuar veshët me përbetime për negociatat dhe dashurinë për BE. Nuk flet më për dashurinë Amerikane, se atje qeveris “turpi i njerëzimit”...!

Në fakt kokën e ka në Turqi dhe mendjen në Rusi. Trupin e sjell ndonjëherë në Shqipëri, sa për qeder.

Ndërkohë pozita strategjike e Shqipërisë është në ditën e vet më të zezë!

Qeveria e Rilindjes po na vendos në krah të armiqve të perëndimit. Me këtë të fundit, të vetmen marrëdhënie “tregëtare” që kemi, është furnizimi drogë dhe krim!☹️☹️☹️

Po që edhe për këto pislleqe të Tij “fajin e ka opozita”! Ajo është “Ruse” dhe “anti-BE”...

Opozita kërcënohet me arrestime e burgje, tashmë! Ndërkohë Rilindja vijon të zhytet në skandale!

Një ditë do ti vihet viza bilancit të super skandaleve dhe e imagjinoj fundin e dhimbshëm të përbindëshit...

Shqiptarët i dhanë besim, ndaj nuk ja kishin borxh këtë damkë anti-perëndim!

Duhet vënë damka tek Rilindja e trafikantëve të interesave të vendit dhe jo tek Shqiptarët!

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 13:38
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...