Akuza e fortë/ 'Rama sulmon NATO-n dhe mbron Putin pak ditë para vizitës në Moskë'

Saturday, 15 February 2020 16:47

"Rama sapo akuzoi NATO-n dhe justifikoi Rusinë për situatën në Ukrainë e jo vetëm...".

Kështu e nis reagimin e tij nënkryetari i PD, Edi Paloka, i cili referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, shprehet se "nën veshjen e kryesuesit të OSBE-së, Rama sapo deklaroi live se Rusisë nuk mund ti vihet faj për sjelljen e saj në rajon “përderisa ajo të ndjehet e rrethuar nga NATO...”

"Tani pritet të dalë në konferencë Tao Balla e të akuzojë Bashën si agjent të Rusisë", mbyll reagimin e tij nënkryetari i PD.

 

Postimi i plotë i Edi Palokës:

 

"Rama sapo akuzoi NATO-n dhe justifikoi Rusine per situaten ne Ukraine e jo vetem...

Nga Konferenca e Sigurise ne Mynih, nen veshjen e kryesuesit te OSBE-se, Rama sapo deklaroi live se Rusise nuk mund ti vihet faj per sjelljen e saj ne rajon “perderisa ajo te ndjehet e rrethuar nga NATO...”

Kryeministri i nje vendi antar te NATO-s , ben kete deklarate perpara takimit te afert me Putin!

Duket se asgje nuk vjen rastesisht ; as deklaratat e hershme te Rames per nje plan B te tij jashte BE; as miqesia e ngushte me Vucic ; as lancimi propagandimi dhe mbeshtetja i ideve ruso-serbe fillimisht per ndarjen e Kosoves e me pas per minishengenin...

Tani pritet te dale ne konference Tao Balla e te akuzoj Bashen si agjent te Rusise..."

Por çfarë deklaroi Edi Rama dje në Mynih:

"Për aq kohë sa Rusia e kjo është diçka që historia së fundi duhet të na e kish mësuar, do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pra, për aq kohë sa Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO-ja, nga BE-ja e të jetë si të thuash e mbytur në këtë rreth, gjërat nuk do të përmirësohen.

E fundit, po, e gjitha kjo është siç u tha, por le të mos e gënjejmë veten, sepse nuk është vetëm Ukraina, është Gjeorgjia, është Moldavia, nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, Gjeorgjinë, apo Moldavinë, ka të bëjë me civilizimin tonë e me atë që të gjithë përfaqësojmë dhe Rusinë. Për aq kohë sa Rusia e kjo është diçka që historia së fundi duhet të na e kish mësuar, do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar, nuk do të ketë një zgjidhje përfundimtare. Pra, për aq kohë sa Rusia do të jetojë me frikën e të qenit e rrethuar nga NATO-ja, nga BE-ja e të jetë si të thuash e mbytur në këtë rreth, gjërat nuk do të përmirësohen".

Kujtojmë këtu se, më 26 shkurt është programuar një vizitë e kryeministrit Edi Rama në Moskë. /SYRI.net

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...