Paditë në Gjykatën e Arbitrazhit/ Shqipëria rrezikon të humbasë 1,3 miliard euro

Saturday, 15 February 2020 17:24

Kompanitë e huaja që kanë paditur Shqipërinë në gjykatat e arbitrazhit kërkojnë 1 miliardë e 356 milionë euro dëmshpërblim.

Edhe pse avokatura e shtetit ka qenë hermetike për të bërë transparente paditë ndaj Shqipërisë, një audit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka nxjerr në dritë, batërdinë e arbitrazhit dhe humbjet e mëdha që rrezikon Shqipëria nga këto gjyqe.

Sipas auditit, aktualisht ndaj Shqipërisë ka 9 padi aktive në gjykatat e arbitrazhit, për të cilat pritet dhënia e vendimit. Dy prej tyre i përkasin kompanive të lidhura me biznesmenin italian Francesco Beccheti. Për njërën nga çështjet, Gjykata ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të investimeve e ka dënuar shqipërinë 110 milionë euro. Por ky vendim nuk quhet ende përfundimtar pasi Shqipëria e ka ankimuar dhe procesi vazhdon, raporton Top-Channel

Por veç dy padive nga kompanitë e italianit, kundër Shqipërisë janë edhe 7 gjyqe nga kompani të tjera. Pjesa dërrmuese e tyre janë kundër ministrisë së energjisë dhe agjencive në varësi të saj.

Ndaj 'AlbPetrol' dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë dy padi aktive në arbitrazh, ku pretendimi i kompanive është për dëmshpërblim mbi 110 milionë euro.

Autoriteti Rrugor Shqiptar është paditur në gjykatën e dhomës ndërkombëtare të tregtisë për 44 milionë euro, ndërsa OSHE dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve janë paditur respektivisht me 5 dhe 20 milionë euro, raporton TCH.

Kjo është hera e parë kur një dokument shtetëror zbulon biznesin gjigant të arbitrazhit, i cili rrezikon të trondis financat e shtetit për shkak të pakujdesive apo korrupsionit të institucioneve, që e kanë ekspozuar vendin përballë pretendimeve stratosferike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...