LETRA/ Studentja shqiptare i shkruan kryeministrit të Kanadasë: Kërko falje për takimin me Ramën

Saturday, 15 February 2020 16:44

Florida Doci është një shqiptaro-kanadeze studiuese në Universitetin prestigjozës të Otavës. Ajo ka mbi 10 vite që jeton në Kanada, por së fundmi ka publikuar një letër të hapur për kryeministrin Justin Trudeau, ku e kritikon ashpër për takimin që zhvilloi dje në Mynih me homologun shqiptar, Edi Rama.

Doci e nis letrën duke treguar angazhimin e vazhdueshëm në mbështetje të kryeministrit Trudeau, jo vetëm duke e votuar, por duke shërbyer si vullnetare për të bindur qytetarët kanadezë ta votojnë për të marrë drejtimin e vendit.

“Nuk ka qenë gjithnjë e lehtë të bindur njerëzit se Ju jeni një mundësi e mirë për Kanadanë, megjithatë unë kam mbetur një avokate e fortë”, shkruan Florida Doci në letrën e siguruar nga Fjala.al.

Sidoqoftë, vijon Doci, sot u zhgënjeva kur pashë që po takohesh me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Konferencën e Mynihut.

“Pas një përqafimi shumë miqësor dhe një fotoje, ju e quajtët mik zotin Rama. Siç e tha edhe zoti Rama gjatë përgjigjes së tij, ju keni një ndikim të fortë në botë dhe përqafimi dhe lavdërimi juaj i vlejnë shumë zotit Rama dhe Qeverisë së tij. Prandaj, unë u befasova nga veprimet tuaja dhe zgjedhja e fjalëve, që për mendimin tim pasqyrojnë një mungesë shqetësuese të njohurive në lidhje me veprimet dhe stilin e qeverisjes së z.Rama”, shkruan shqiptaro-kanadezja.

Florida Doci rendit në letër disa akuza të forta ndaj kryeministrit shqiptar, që nga Parlamenti ku sundon pothuajse vetëm Partia Socialiste deri te kontrolli direkt që, sipas saj, Rama ushtron mbi drejtësinë. Sulmet ndaj gazetarëve dhe paketa anti-shpifje përmenden gjithashtu në letër, si dhe deklarata e Ramës për miqësinë me Vangjush Dakon, ish-kryebashkiak i Durrësit i shpallur non-grata nga SHBA.

“60% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi si rezultat i sistemit që zoti Rama ka zbatuar në vend dhe numri i emigrantëve rritet çdo vit. Mbi 30 mijë shqiptarë jetojnë sot në Kanada, shumë prej tyre e lanë Shqipërinë si rezultat i dhunës, pasigurisë ekonomike dhe varfërisë, dhunimit të të drejtave të njeriut, destabilitetit social dhe politik, të kryera nga regjime si ai që zoti Rama ka rivendosur në Shqipëri që prej 2013-ës”, i bën me dije Trudeaut studiuesja shqiptare.

Unë dua të jem krenare për vendimet e qeverisë time dhe sot nuk jam, thotë Doci duke iu referuar qeverisë kanadeze. Ajo kërkon nga kryeministri Trudeau të kërkojë falje për takimin që zhvilloi me homologun Rama.

“Shpresoja se ju do të qëndronit për të drejtat dhe nevojat e këtyre njerëzve, të cilat po dhunohen nga personi që zgjodhët të përqafonit. Unë nuk mund të mbështes askënd që konsideron zotin Rama një mik apo që mbështet regjimin e zotit Rama. Unë dua të jem krenare për vendimet e qeverisë time dhe sot nuk jam. Besimi im në lidershipin tuaj është thyer dhe jam e turpëruar që ju zgjodhët të përfaqësoni dhe të lavdëroni një bullizues si zoti Rama.

I dashur kryeministër, me gjithë respektin, unë besoj se ju i detyroheni një ndjesë të vëretetë dhe të sinqertë shqiptaro-kanadezëve që japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë dhe, besimin e tyre, ashtu si timin, ju e thyet sot. Ju gjithashtu i detyroheni një ndjesë shqiptarëve në Shqipëri, shpresat e të cilëve ju i keni shuar sot duke përqafuar një njeri që nuk e meriton të quhet lider.

Shpresoj se ju do të konsideroni mundësinë të reflektoni mbi këtë çështje dhe të zgjidhni fjalët tuaja me mençuri në përfaqësimin e kanadezëve dhe vlerave tona në të ardhmen”, mbyllet letra e studiueses shqiptare Florida Doci./ FJALA.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...