Pas vizitës së kryeministrit Rama në kuadër të llogaridhënies publike në Cërrik ka reaguar edhe deputeti i LSI, Endrit Braimllari. Ai shkruan në faqen e tij “Facebook” se kryeministri është arrogant dhe i papërgjegjshëm, pasi i thërret qytetarët në dëgjesë dhe nuk nerva t’i dëgjojë.
Statusi i plotë:
Kryeministër arrogant dhe i papërgjegjshëm, i thërret në dëgjesë dhe nuk ka nerva t’i dëgjojë. Për çfarë e bën ky këtë llogaridhënie me publikun, për show?? Ki durim dëgjo deri në fund mos bëj rolin e dirigjentit. Kështu është kur nuk qeveris dot, nuk di ç’tu thuash qytetarëve. Qytetarët nuk duan portale partiake o kryeministër, duan punë, siguri publike, mirëqenie dhe shpresë për të ardhmen.