Arta Marku e pranon: Nuk jam e përkohshme

Saturday, 02 June 2018 15:38

Pavarësisht premtimit se Arta Marku do të qëndronte për pak kohë në krye të akuzës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, zonja Marku ka hyrë në muajin e 6 të mbajtjes së detyrës që iu besua me 69 vota mes tensionit dhe tymit të Parlamentit.

Pikërisht ditën kur Adriatik Llallës i përfundoi mandati 5-vjeçar, Komisioni i Ligjeve çeli në datën 7 dhjetor procedurat për kandidatët për prokurorët të përgjithshëm. Në këtë mbledhje u tha se Prokurori i Përkohshëm do të ishte fare pak në detyrë, madje Vasilika Hysi parashikoi afatin e qëndrimit jo më shumë se një muaj.

Por, me gjithë këto deklarata dhe jo vetëm, zonja Marku ka ndërmend që ta mbajë gjatë drejtimin e akuzës përsa kohë ngritja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë nuk duket në horizont.

Por, tashmë kanë kaluar disa muaj dhe kandidatët që synojnë Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ende nën vetting, çka do të thotë se shtyhet edhe koha e drejtimit të akuzës nga Arta Marku si kryeprokurore e përkohshme. Top Channel i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku strategjinë që ajo ka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në përgjigjjen zyrtare, ndoshta për të treguar vullnetin për transparencë, Prokuroria e Përgjithshme na referoi tek faqja e internetit ku është publikuar strategjia e Arta Markut.

Por, pavarësisht përkohshmërisë që u deklarua me muaj, e vërteta është se kjo strategji ka afatin nga 2018 deri në 2020, ndërkohë që askush nuk ka deklaruar se kaq do të jetë edhe mandati i saj në këtë detyrë të përkohshme. Dhe për ta vulosur këtë situatë, megjithëse Arta Marku ka kompetenca të kufizuara si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, edhe zyra e shtypit nuk e njeh me këtë status, por çdo vizitë të sajën e deklaron si takime të Arta Markut si Prokurore e Përgjithshme pa afat. TCH

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...