Ekskluzive/ Bylykbashi, Ballës: Koha e ‘çakallit’ të Çermenikës përfundoi

Saturday, 02 June 2018 20:01

Kryetari i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, në një prononcim ekskluziv për 55news.al komentoi ngjarjet e sotme në Qarkun e  Elbasanit.

Sipas tij Elbasani e priti me protesta Ramën sot për shumë arsye.  “E para lidhet me papunësinë që ka qyteti. Panairi i punës ishte një show. Varfëria  dhe njëkohësisht siguria në qytet.  Qyteti është kthyer në një Palermo të viteve ‘80 për shkak të pushtetit të lidhur me krimin. Nga ana tjetër qytetarët e Elbasanit nuk mund t’ia falin Ramës që prej 6 vitesh nuk ka shtuar asnjë metër në rrugën Elbasan-Tiranë që nga koha e Berishës”, tha Bylykbashi.

Kryetari i PD-së së Elbasanit, Aurel Bylykbashi, ka një mesazh edhe për kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Kam dëgjuar sot shefin e deputetëve të PS-së Balla, i cili është përgjegjësi dhe fajtori kryesor për korrupsionin galopant që ka mbuluar institucionet në Elbasan. Emërimet tij nepotike, kryesisht nga zona ku ai është zgjedhur deputet, janë nga drejtorët me të korruptuar në këtë qytet. Fajin për këtë e kanë deputetët e tjerë të Elbasanit të cilët e lejojnë këtë kapadai dhe ‘çakall’ nga Çermenika që të vijë të bëjë ligjin në Elbasan. Balla flet sot edhe për protestën e të rinjve të PD që e pritën Ramën me parullat “Pasha i drogës”. Unë prisja që si deputet i mazhorancës të shqetësohet nëse do të kishte një qytetar i vetëm ndërkohë që aty ishim me qindra qytetare të Elbasanit.  Nuk merret me thelbin dhe se për çfarë protestojnë qytetarët por merret vetëm me shërbimin ndaj shefit të tij. Do t’i thosha që PD në Elbasan është më e fortë se kurrë sepse Balla dhe Rama nuk mund të qëndrojnë ende në pushtet me paratë e krimit dhe të drogës, përfaqësues tipik të së cilës janë që të dy, tha ndër të tjera Aurel Bylykbashi. /55news.al/ 

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 21:47
Login to post comments