“Shëndetësia falas e Ramës: Vuajtje falas për shqiptarët"

Saturday, 02 June 2018 20:26

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi në rrjetin e saj social ka shpërndarë një video të një prej takimeve të kryeministrit Rama me popullin.

Në takim dy zonja të qytetit të Belshit kanë shprehur shqetësimet e tyre përsa i përket shëndetësisë. Probleme që vetë kryeministri i kundërshton edhe kur vihet përballë ngjarjeve të ndodhura dhe të përjetuara nga banorët e zonës.

“Në vetëm 2 minuta, me fjalë të thjeshta që mbanin dhimbje të madhe, dy zonja nga Cërriku zhbënë arritjet imagjinare të Ramës në shëndetësi.

 

#CHECKUP FALAS??? 120 milionë EURO sponsores së fushatave zgjedhore nuk sigurojnë dot asnjë aparat për matjen e tensionit….KU SHKOJNË PARATË E CHECK UP kur përgjigjet janë të mangëta apo jo të sakta apo “sa për të kaluar rradhën” e kur as tensionin nuk e mat dot??? SHËNDETËSIA FALAS E RAMËS: Vuajtje falas për shqiptarët dhe parajsë monetare për oligarkët!”-shkruan Vokshi.

Postimi i plotë: 

SHËNDETËSIA FALAS E RAMËS: Vuajtje që kushton shtrenjtë për shqiptarët dhe parajsë monetare për oligarkët!!!

Ja ku e shohim cdo ditë, ashtu si babai i tij ideologjik, ”gju me gju”, për të evidentuar supremacinë e liderit suprem, i cili të siguron mjekim nëse të mëshiron, të siguron punë nëse e propagandon…

Por as shfaqjet teatrale me pjesëmarrje të kontrolluar nuk po e shpëtojnë dot Edi Ramën. Shteti i ngritur vetëm për pushtetin e tij personal është shndërruar në një gërmadhë e madhe, që po e zë edhe atë vetë brenda…

Në vetëm 2 minuta, me fjalë të thjeshta që mbanin dhimbje të madhe, dy zonja nga Cërriku zhbënë arritjet imagjinare të Ramës në shëndetësi.

#CHECKUP FALAS??? 120 milionë EURO sponsores së fushatave zgjedhore nuk sigurojnë dot asnjë aparat për matjen e tensionit….KU SHKOJNË PARATË E CHECK UP kur përgjigjet janë të mangëta apo jo të sakta apo “sa për të kaluar rradhën” e kur as tensionin nuk e mat dot???

#MAMOGRAFI FALAS?? Mashtrimi i Ramës me mamografitë falas është edhe më #kriminal… Edhe pas 3 vjetësh, asnjë grua nuk ka marrë përgjigjet e ekzaminimeve. Për cfarë vlen një mamografi, qoftë edhe falas, apo një CD në dorë, kur askush s’mund ta lexojë e kuptojë atë?? Në pritje të koncesionit për klientin e rradhës për leximin e #mamografive…gratë ngrenë sytë nga qielli me lutjen drejt Zotit që t’u zgjasë sadopak jetën …

Kërkoni shërbim spitalor e shëndetësor në Cërrik, Belsh??? Mos jeni cmendur tja kërkoni këtë Kryeministrit??? Harxhoni paratë e fundit që keni kursyer, hipini autobuseve e furgonave, përplasuni dyerve të spitaleve në Tiranë apo qytete të tjera, anipse edhe atje gjenda është katastrofike sepse fondet për shëndetin e qytetarëve janë përthithur nga te pangopurit…

400 miln EURO për katër koncesione abuzive të panevojshme, qindra milionë EURO për tendera spitalorë korruptivë, e në spitale nuk ka gjilpëra, serume, glukozë, pambuk, doreza, avastinë, herceptinë, nuk ka reagentë për analizat…zgjidhja?? Të shkosh te privati duke marrë borxhe e kredi, ose të kthehesh pa asnjë shpresë, pa para e mbase më shumë borxhe në kurrizin e përkulur më shumë nga hallet e shumta …

SHËNDETËSIA FALAS E RAMËS: Vuajtje falas për shqiptarët dhe parajsë monetare për oligarkët!!!

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 20:30
Login to post comments