Bumçi kritikon Ramën: I paaftë, asnjë politikë për investimet e huaja

Tuesday, 05 June 2018 11:13

Gjatë 5 viteve të qeverisjes së Partisë Socialiste nuk ka pasur asnjë investim në Shqipëri, kështu është shprehur deputeti i PD-së Aldo Bumçi.

Deputeti demokrat nënvizoi se Rama nuk i ka lënë asnjë trashëgimi Shqipërisë për zhvillim gjatë kësaj periudhe. "Edi Rama është i paaftë. Nuk ka bërë asnjë politikë për nxitjen e punësimit, për thithjen e investimeve të huaja. Cila është trashëgimia e Tiranës në 5 vite? Kur ishim në qeveri i lam shqiptarëve rrugët që i solli vendit zhvillim, nuk ka zhvillim pa rrugë. Shqipëria u ndërtua në kohën e Partisë Demokratike. I lamë energjinë elektrike. Kemi financuar ullinj, vreshta. Ka pasur rritje të eksporteve këtë vit. Një vresht për të hyrë në prodhim i duhen 4 vite, ullinjve 5 vite po ashtu edhe frutave”, tha deputeti Bumçi.

“Cilat zhvillimeve të Edi Ramës po i mbajnë këto eksporte. Sepse këto investimeve duan 4-5 vite që të hyjnë në ciklin e parë të prodhimit. Asnjë investim i tij nuk ka sjellë rritje të eksporteve, të gjitha janë bërë kur ishim ne. Çdo investim i amerikanëve dhe gjermanëve është zëvendësuar nga lindja. Çdo investim është i mirëpritur por jo të largohen gjermanët e amerikanët. Po largohen investimet perëndimore. Në 5 vite nuk kemi asnjë trashëgimi të këtij njeriu për ta zhvilluar vendin."

Gjithashtu më tej deputeti nuk lë pa përmendur faktin se krimi dhe droga ka ndikuar negativisht në vend duke e shndërruar Shqipërinë në një vend ku nuk mund të jetohet.

"Varfëria dhe skandalet janë bashkuar bashkë. Nuk ka një shtet që të gjendet por që të dhunon. Të prish shtëpinë. Kryeministri mburret, thotë se ka prishur 9 mijë shtëpi, sikur prishja e shtëpive dhe biznese të jetë diçka e mirë. Të fut në burg për ndërtimin e çatisë. Krimi dhe droga e kanë bërë këtë vend të pa jetueshëm. Biznesmenët, jo qytetarët që nuk kanë bukë, por biznesmenët thonë se nuk jetohet në këtë vend, duhet të largohemi. Nuk dëgjon një lajm të mirë."

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 11:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...