Berisha: OSBE denoncoi grushtin e shtetit brenda shtetit në Shqipëri

Tuesday, 05 June 2018 10:52

Ish-Kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar sot se bllokimi i Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë është grusht shteti. Ai tha se edhe ndërkombëtarët janë të shqetësuar duke cituar Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Tsereteli.

Postimi i plotw

Denoncohet nderkombtarisht grushti i shtetit brenda shtetit ne Shqiperi!

Presidenti i Asambles Parlamentare te OSBE, Tsereteli denoncon bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë!

Te dashur miq, asgjesimi i Gjykates Kushtetuese, me qellimin makaber te shnderrimit te drejtesise ne Shqiperi ne dege te ekzektutivit, perben nje grusht te vertet shteti brenda shtetit, pasi defakto fuqite e saj i gezon te gjitha ekzekutivi shqiptar dhe konkretisht Edvin Kristaq Rama. Kjo sepse ne munges te kesaj gjykate, ai dhe mazhoranca e tij e droges mund te miratojne çdo ligj, urdher, udhezim, marreveshje antikushtetuese dhe askush nuk ia rrezon me.

Sot qeveria dhe pushteti i Edvinit mund te dhunojne çdo te drejte te shqiptareve dhe askush nuk i mbrone dot me te drejtat e tyre. Sot te gjitha gjyqet ne Shqiperi fitohen nga qeveria e Norieges dhe jo nga ata qe kane te drejte qytetaret apo bizneset. Me gjithe kete, grushti i shtetit brenda shtetit, ky krim i shemtuar kushtetues qe u krye me qellim shnderrimin e drejtesise shqiptare ne dege te ekzekutivit, ne Shqiperi mbahet i ndryre nga autoret e tij ne banesen e heshtjes apo erresires.

Por kjo nuk ndodh dot ne komunitetin nderkombetar. Gjatë një takimi të Asamblesë Politike të PPE-së, dje në Varshavë, Presidenti i Asambles Parlamentare te OSBE Tsereteli deklaroi:

“Sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri, ku u takuam me të gjithë drejtuesit e vendit dhe me kryetarin e opozitës. Ne pamë një situatë të ndërlikuar me reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar. Ne besojmë se përvëç kësaj, reforma zgjedhore është vendimtare. Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, e njejta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto është shumë e vështirë të mbahet demokracia. Ndaj vemendja e BE-së, e institucioneve të BE-së dhe e OSBE-së janë shumë të rëndësishme.”

Ketu me poshte keni raportimin e mediave per kete. sb

“OSBE në alarm për gjyqësorin në Shqipëri, Tsereteli denoncon bllokimin e Kushtetueses

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën e drejtësisë në vend.

Në mënyrë të veçantë ai ka denoncuar problemet që i shkaktohen demokracisë në vend nga shpërbërja e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i Gjykatës së Lartë. Gjatë një takimi të Asamblesë Politike të PPE-së, sot në Varshavë, Tsereteli pohoi: ‘Sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri, ku u takuam me të gjithë drejtuesit e vendit dhe me kryetarin e opozitës. Ne pamë një situatë të ndërlikuar me reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.

Ne besojmë se përveç kësaj, reforma zgjedhore është vendimtare. Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, e njëjta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto është shumë e vështirë të mbahet demokracia. Ndaj vëmendja e BE-së, e institucioneve të BE-së dhe e OSBE-së janë shumë të rëndësishme.” George Tsereteli është politikani i parë, i cili ngre problemin e bllokimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri si pasojë e mos krijimit në kohë të institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.

Gjithashtu, ai ka risjellë në vëmendjen publike rëndësinë e kryerjes së reformës zgjedhore, për të shmangur krizat politike që burojnë kryesisht nga mungesa e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira. Deri tani përpjekjet për një reformë zgjedhore kanë dështuar.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...