Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është duke zhvilluar një vizitë në fshatin Sllovë të Dibrës, ku u prit nga autoritetet vendore, deputetë e dhjetëra banorë të zonës. Ai mori pjesë në ceremoninë e rikonstruksionit të shkollës “Ajet Ndreu ” ne fshatin Sllovë.
Presidenti shprehu kënaqësinë e veçantë të marrë pjesë në këtë aktivitet madhështor.
“Falënderoj familjen Ndreun për shembullin e shkëlqyer që jep duke ndihmuar vendlindjen e tij me rikonstruksionin e shkollës së Sllovës.
Dibra është një nga zonat më të mrekullueshme e më me tradita të Shqipërisë.
Të forcojmë rrënjët tona kombëtare, te forcojmë ndjenjat e dashurisë për atdheun dhe vendlindjen tonë.
Mesazhi im nga Dibra, të forcojmë ndjenjat kombëtare. Tw jemi krenarë për identitetin tonë kombëtar. Të bëjmë më shumë për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve tanë, ti edukojmë me dashurinë për familjen dhe për atdheun”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.
Familjarët e Ajet Ndreut kanë falënderuar Presidentin Meta. “Prania e Presidentit në Dibër, tregues për vlerësimin e respektin e tij për Dibrën dhe të gjithë dibranët", thanë familjarët.
Të pranishëm në ceremoni dhe ministrat Pandeli Majko e Lindita Nikolla. /55news.al/