Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet e të dielës. Në një postim në Facebook, Basha thotë se fitorja e partisë FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban për fitoren në zgjedhjet e të dielës. Në një postim në Facebook, Basha thotë se fitorja e partisë FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane. “Përgëzime për Kryeministrin Viktor Orban dhe partinë tonë simotër FIDESZ për fitoren e thellë për një mandat të tretë qeverisës. Hungarezët i dhanë mbështetje masive të djathtës dhe vazhdimit të qeverisjes që i ka sjellë vendit zhvillim të ndjeshëm ekonomik dhe mirëqenie. Suksesi i FIDESZ është një tjetër fitore domethënëse e të djathtës europiane, pas atyre në Austri dhe Gjermani dhe veçanërisht për Partinë Popullore Europiane, familjen politike të Partisë Demokratike”.