“Reforma në drejtësi e dështuar, e devijuar vetëm për interesat e Partisë Socialiste”

Tuesday, 05 June 2018 18:42

Mungesa e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka bllokuar Shkollën e Magjistraturës pasi koha e dispozitave kalimtare ka mbaruar dhe askush nuk mund të emërojë magjistratët që përfundojnë studimet në qershor, ndërkohë që Shkolla e ka të pamundur edhe të nisë konkurset e reja në vjeshtë.

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço ishte i vetmi opozitar dje në Komisionin e Ligjeve. I ftuar në Fax News ish-ministri i Drejtësisë, u shpreh se emërimet e magjistratëve nuk duhet të bëhen nga KLD.

“Në traditën e maxhorancës pra dhe të komisionit të ligjeve, një pjesë e mirë e projektligjeve nuk konsultohen me askënd sepse maxhoranca pretendon se i ka të gjitha kapacitete ligjore. Vetëm ditën e djeshme, ligji për avokatinë është ndryshuar 100% nga drafti i paraqitur nga ekspertët e nivelit të lartë. Aty mund të ishte një mbledhje kooperative se sa një komision i ligjeve sepse është ndryshuar tërësisht ligji.

Në vazhdën e këtyre ndryshimeve të pakonsultuara me askënd kanë sjellë dhe projektligjin për disa shtesa dhe ndryshime për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është një ligj shumë i rëndësishëm dhe unë personalisht kisha nevojë për t’u konsultuar më grupin parlamentar të LSI-së, për t’u konsultuar dhe për të marrë një vendim politik sesi do të procedohet më tej. Pasi ky ligj kërkon 84 vota dhe sigurisht kërkon dhe votat e një pjesë të opozitës.

Kërkova kohë për të apstenuar dhe për t’u konsultuar dhe me grupin, por dhashë dhe mendimin tim paraparak, që neni 160 të propozuar për ta ndryshuar nga kryetari i komisionit dhe një anëtare  e komisionit, kisha rezervat e mia sepse kishte të bënte me emërimin e studentëve magjistratë, emërim që do të bëhet nga një Këshill i Lartë i Drejtësisë, një këshill që i ka mbaruar  çdo lloj mandati është në limitet e fundit, dhe duhet të ishte në limitet e fundit. Por nuk është faji ynë si LSI dhe as i PD-së që reforma në drejtësi ka dështuar, është devijuar, është mënjanuar dhe është drejtuar vetëm në një drejtim për të plotësuar interesat e Partisë Socialiste.” tha Naço.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 19:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...