Borissov zbuloi planin që Rama mbante të fshehur për ISIS-in në Shqipëri

Tuesday, 05 June 2018 22:16

Në Shqipëri do të ndërtohet një qendër për koordinimin e luftëtarëve të ISIS që kthehen në territorin e Ballkanit.

Lajmi u bë i ditur dje, jo nga qeveria, por nga Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, gjatë një konference kundër Ekstramizmit të Dhunshëm, zhvilluar në Tiranë me mbështetjen e Mbretit të Jordanisë.

“Në Shqipëri do të bëhet një qendër koordinimi për luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit”, u shpreh Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borissov, në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur dje bashkë me Kryeministrin Rama.

Kryeministri bullgar shtoi se “propozova që çdo njëri prej shteteve të dërgojë një oficer për lidhjet që të jetë më e organizuar lufta e përbashkët”.

Kjo nuk do të jetë e vetmja qendër me në fokus terrorizmin në Shqipëri.

Në maj 2017, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka deklaroi se do të ngrihet qendra e Ekselencës me qëllim të studimit të fenomenit të Luftëtarëve të Huaj në Shqipëri.

Ideja për hapjen e një qendre studimore është përfolur dhe më parë.

Në artikullin e botuar në Balkaninsight në qershor, 2016, të gazetares Fatjona Mejdini, citohet koloneli Bardhyl Kollcaku, drejtor i Agjencisë së Shërbimit të Inteligjencës dhe Sigurisë, AISM, i cili shprehet se “Shqipëria e ka ndërmarrë këtë nisëm pasi pa boshllëkun e këtij fenomeni në NATO”.

Koloneli Kollcaku sqaroi se fenomeni ka ekzistuar prej dekadash përpara se të zhvillohej në nivelin e arritur gjatë këtyre viteve.

“Ne kemi eksperiencën e duhur për të kontribuar në njohuri, studim, dhe adresim të luftës ndaj fenomenit të luftëtarëve të huaj.

Pozita gjeografike e Shqipërisë si pjesë e Ballkanit Perëndimor e ka kthyer atë në vend origjin të luftëtarëve të huaj dhe ne jemi zotuar të ndajmë mësimet dhe eksperiencën tonë.”

Përveç luftëtarëve të ISIS që pritet të koordinohen së shpejti, në Shqipëri po strehohen dhe rreth tre mijë muxhahedinë iranianë, anëtarë të opozitës së Iranit, që më parë  mbaheshin në një kamp ushtarak amerikan në Irak. Për ta është ndërtuar një rezidencë 4-katëshe në Babrru me një vlerë rreth 950 mijë euro.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 22:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...