Gjatë inspektimit në spitalin Onkologjik në QSUT, Kryeministri i vendit Edi Rama është ndjerë i lodhur dhe ka preferuar që të ulet, ndërsa ministrja Manastirliu dhe mjekët onkologë i flisnin për investimin e bërë në këtë spital.
Në transmetimin e ERTV, Rama në fillim shfaqet duke ecur nëpër spital por pas pak çastesh ai duket se nuk reziston më dhe ulet, ndërsa të tjerët qëndrojnë në këmbë.
Por pikëpyetja që krijohet në mendjen e shumë njerëzve është se çfarë e ka lodhur kryeministrin aq shumë saqë nuk ka qëndruar në këmbë gjatë inspektimit?
Ndoshta shkaktar i lodhjes së Ramës është “llogaridhënia publike”, ku kryeministri ynë s’di të ndalojë së fyeri qytetarët të cilët tregojnë për problemet e tyre.
Ndoshta e kanë lodhur ata qytetarë të cilët ja plasin të vërtetën në sy.
Ndoshta kryeministri është lodhur nga zbulimi i skandaleve dhe lidhjeve me krimin të “qeverisë së krimit” që ai drejton.
Arsyen nuk e dimë por kryeministri ynë ka nevojë urgjente për pushime, pasi siç e ka nisur vështirë se mund të përballoj drejtimin e “rilindjes së krimit”./55news.al/