Dalja publike e Monika Kryemadhit nisi me një incident me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla jashtë sallës së Parlamentit. Në prononcimin e tij, Balla,, ka përmendur familjarë të kryetares së LSI-së e cila më pas ka replikuar me kreun e grupit parlamentar socialist.
Balla: Patjetër edhe ju të flisni, se ty ta zuri Luli vendin dhe skishe mundësi të flasësh. Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës.
Kryemadhi: Taulant nuk jam marrë as me motrën tëndë, as me gruan tënde, në rregull. Kështu që rri urtë.
Balla: Më pëlqen edukata juaj!
Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare se nuk e dimë si dalim pastaj. Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama, edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm ti zësh vendin Fatmir Xhafës.
Më poshtë fjala e mbajtur pas incidentit: