Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka denoncuar ditën e sotme takimin mes Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, ku në këtë takim u mbyll edhe pazari mes tyre.
Duke folur nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se pas takimit kokë më kokë që Tahiri pati me Ramës, ai mori garancitë që do të bënte dorëzim të kontrolluar.
“Rama shkel Kushtetutën dhe ligjin. Kjo është e papranueshme që të ulet në tavolinën e bisedimeve një vend që është renditur në 20 vendet e korruptuara. Tahiri pas një takimi kokë më kokë me Ramën në Tiranë, të dokumentua nga burime dhe prova të pakontestueshëm nga opozita dha dorëheqjen, pasi mori garancitë që do bënte dorëzim të kontrolluar tek drejtësia e Ramës. 10 ditë ‘arrest shtëpie’, birra e qoftë në ballkon, Tahiri fitoi lirinë. Burg për kuksianët, azil politik përndjekje për Zaganin. I njëjti arkitekt, i njëjti urdhërues. Rama, ti ke shpallur që të marrësh në mbrojtje shtetërore vëllezërit Xhafaj, siç bëre me Tahirin dhe Habilajt. I mundësove Xhafajt që t’i mundësojë lirinë vëllait të tij. Ti bën sikur nuk sheh që dje dhe sot një ligj i Antimafias nuk zbatohet për Xhafajn”, tha Basha. /55News.al/