Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur në Kuvend, ka theksuar se çfarë po ndodh me këtë qeveri, ku sipas tij, me në krye Edi Ramën, është e zhytur kokë e këmbë në krim dhe korrupsion.
Basha tha se 6 javë më parë, Ramës në Berlin i thanë se negociatat rrezikohen nga lufta e pamjaftueshme kundër krimit.
Por kreu i PD-së tha se Rama bëri të kundërtën, ai mbrojti Taharin dhe Xhafajn, çka ka bërë që për autoritet gjermane kjo të jetë prova e fundit se negociatat nuk mund të hapen.
“U mbushën plotë 4 javë që nga se vëllai i ministrit të Brendshëm me mbështetje policore dhe qeveritare për të vazhduar aktivitetin kriminal të trafikut të drogës. Për të vazhduar kriminal të pastrimii6t të parave të krimit dhe të drogës, përmes aktivitet kriminale të pikave të basteve dhe ndërtimeve në Maqedoni. Kaluan katër javë dhe asnjë masë nuk është marrë nga qeveria. Mbeti rasti unik në botë ku njeriu që duhet të zbatojë ligjin anti mafia, është subjekt i këtij ligji. Tahiri sot është lirimi. Xhafaj mungon se nuk i del koha për të prishur provat dhe joshjes me lekët drogës.”, tha Basha. /55News.al/