Duke vazhduar mashtrimet e tij kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik, i cili tregon uljen e vrasjeve në vend.
Mirëpo ky publikim nuk është mirëprituar nga ana e qytetarëve në rrjetet sociale duke marrë parasysh faktin se janë të vetëdijshëm për realitetin në vend.
Një nga qytetarët i ka kërkuar llogari Ramës duke i përmendur ekonominë dhe të sëmurët me kancer. Por Rama është shprehur se nuk ka shkop magjik dhe të bëjë mrekullira.
Një tjetër komentues është shprehur se nuk janë kunguj ata që janë vrarë. ”Shtet leshi i ka kthyer njerëzit në numra”, shkruan qytetari.