Deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, ka qenë sot në studion e lajmeve në Fax News ku ka komentuar situatën politike në vend dhe çështjen e negociatave me BE-në.
Deputeti demokrat ka thënë se qeveria ia vë fajin opozitës për mos hapjen e negociatave, por në fakt sipas tij, fajin e ka qeveria.
Sipas Bumçit, opozita nuk lobon, por megjithatë e ka thënë fjalën e saj në kancelaritë europiane.
“Qeveria ka përgjegjësinë për të futur vendin në BE. Fëmijët shqiptarë konsiderohen të braktisur.
Nuk ka më shpresë në këtë vend. I kanë nisur fëmijët në një moshë ku nuk kanë pjekuri.
Problemet e këtyre vendeve vijnë nga gjëra reale.
Opozita humb pikë nëse faktet nuk flasin. Por nëse faktet thonë se vendi është mbushur me drogë…
Opozita nuk është MJ që ka edhe ambasador edhe ministër. Opozita nuk lobon.
Opozita nuk është fajtore për integrimin. Opozita e ka thënë fjalën e saj.
Kombi më properëndimor në Ballkan janë shqiptarët. Ka studime për ndikimin e perëndimit në Shqipëri. Nuk është normale që shqiptarët të mbeten jashtë.
Ka skepticizëm nga Franca e Holanda. Krimi shqiptar është rritur ndjeshëm. Holanda si trampolinë për kalimin e emigrantëve të paligjshëm.
Ka një rritje të ndjeshme të krimit shqiptar. Qeveria holandeze bënë presion për Shqipërinë me artikullin ku thuhej se do kthehej regjimi i vizave”.-është shprehur Bumçi.