Ditmir Bushati gënjeu shqiptarët më 31 janar kur i njoftoi se e kishim të garantuar mbështetjen e Danimarkës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Më 31 janar të këtij viti, pasi Bushati u takua me homologun Anders Samuelsen, Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë zyrtare ku theksohej se Danimarka kishte konfirmuar mbështetjen.
Deklarata ishte e qartë, nëse Komisioni rekomandonte hapjen e negociatave, Danimarka do votonte pro, nëse diçka e tillë nuk rekomandohej ose vendoseshin kushte, Danimarka do e kundërshtonte hapjen e negociatave.
Dhe shqiptarët e mësuan sot se përveç Holandës dhe Francës që njihen për skepticizmin e tyre, edhe Danimarka mendon se nuk është momenti për negociatat.
Pak muaj pas vizitës së Bushatit në Danimarkë, Komisioni Evropian dha rekomandim të pakushtëzuar për vendin tonë, për hapjen e negociatave. Në këtë rast, qëndrimi i Kopenhagenit duhet të ishte vetëm një, votë pro Tiranës.
Megjithatë, raportimi i fundit i ‘Reuters’ ngre dyshimet se në takimin e 31 janarit dikush ka mashtruar. A është gënjyer ministri Bushati nga homologu danez apo Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka raportuar për një premtim që në të vërtetë nuk i është dhënë palës shqiptare?